Politika

Padia e Ramës, Paloka dhe Ristani shpallen fajtorë për shpifje. Gjobiten me nga 200 mijë lekë

Gjykata e Lartë shpalli fajtor për akuzën e shpifjes ndaj kryeministrit Edi Rama, deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Arben Ristani. Ata u gjobitën me nga 200 mijë lekë, ndërkohë që u shpallën të pafajshëm për akuzën e fyerjes.

Pas daljes nga gjykata, Paloka tha: “Rama njihet si përdorues i drogave të rënda, por testi i drogës nuk u pranua. Nuk u pranua as kërkesa për zbardhjen e tabulateve telefonike. Gjithsesi, nuk e akuzoj gjykatën pasi e kuptoj presionin që i është ushtruar asaj. Vendimin e gjykatës do e zbatoj dhe gjobën do e paguaj”.

Paloka këmbënguli se të gjitha akuzat e tij qëndrojnë.

Avokatja e Edi Ramës tha se “ky vendim do të sjellë një praktikë të re në marrëdhëniet mes palëve”.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, të dy deputetët humbin të drejtën për t’u rizgjedhur. Pritet vendimi i Kuvendit nëse do t’u ndërpresë mandatin deputetëve Paloka e Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button