☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.73 ▲4.08%
ARI 4,368 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,360 ▲ +2.35% ETH $2,135 ▲ +3.52% XRP $1.4121 ▲ +1.84% SOL $90.3000 ▲ +3.89%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.73 ▲4.08 % ARI 4,368 ▼0.89 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.73 ▲4.08 % ARI 4,368 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Paguajmë më pak për borxhet. Qeveria përfiton nga rënia e interesave në treg

Edhe pse borxhi publik i Shqipërisë është rritur me ritme të shpejta gjatë 5 viteve të fundit, fatura e interesave që qeveria paguan për të ka shënuar rënie të ndjeshme.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për përiudhën 2010-2015, borxhi kombëtar u rrit më mbi 14 pikë përqindjeje në raport me prodhimin e ekonomisë. Por, për të njëjtën periudhë, fatura e interesit që paguan buxheti u lehtësua nga 3.36 për qind e prodhimit kombëtar që ishte, në vetëm 2.67 për qind.

Ulja e kostos së borxhit është rezultat i rënies së fortë të interesave në treg, si për borxhin e marrë brenda vendit, ashtu edhe për atë të jashtëm.

Sipas Ministrisë së Financave, në qershor të këtij viti, interesi mesatar i borxhit publik zbriti në nivelin më të ulët historik prej 4.66 për qind, në një kohë që në vitin 2010 Shqipëria paguante për borxhin një interes mesatar prej 8.7 për qind.

Rënia e interesave në treg është një tendencë globale. Ajo reflekton ambientin e vështirë ekonomik, por edhe politikën agresive të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Nga viti 2011, banka qëndrore e ka ulur 16 herë më radhë normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në minimumin historik prej 1.25 për qind.

E ndërsa efektet e kësaj politike në ekonomi kanë qenë një temë e nxehtë debati mes ekspertëve, ka një pikë ku të gjithë bien dakord. Përfituesi më i madh i lehtësimit të politikës monetare, të paktën deri tani, ka qenë qeveria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.