🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,481 ▼2.7%
DOW 52,277 ▼2.02%
NASDAQ 24,752 ▼3.82%
NAFTA 90.34 ▲2.52%
ARI 4,113 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,874 ▼ -4.59% ETH $2,280 ▼ -6.21% XRP $1.2555 ▼ -4.31% SOL $91.2000 ▼ -5.61%
S&P 500 7,481 ▼2.7 % DOW 52,277 ▼2.02 % NASDAQ 24,752 ▼3.82 % NAFTA 90.34 ▲2.52 % ARI 4,113 ▲0.98 % S&P 500 7,481 ▼2.7 % DOW 52,277 ▼2.02 % NASDAQ 24,752 ▼3.82 % NAFTA 90.34 ▲2.52 % ARI 4,113 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Opinion

Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

Nga Bajram Peçi

Tiranës, vendbanimit tim, i ka ndodhur kjo gjëmë! Rasti e deshi që furinë e një copëze egërsie ta përjetoja në një distancë të afërt me një nga urat e Lanës. Banditët, djem shqiptarë, të moshës 15-20 vjeç, duke ndihmuar njëri-tjetrin, u kacavirrën në shtyllën mbajtëse të semaforit.

Ndërkohë, një bandit tjetër i zgjati një shufër hekuri (e shkulur nga gardhimi rrugë-trotuar) me të cilën banditi lart në shtyllë i ra pa mëshirë, me gjithë focën dhe e theu semaforin me gjithë kaskën mbajtëse të ndriçimit. Më tej, “malllit të fashizmit”, shtyllës i vunë shpatullat dhe e përkulën deri në rrugë. Siç ishin grup, nxituan te semafori përballë, i cili pësoi të njejtin fat

Masakrimin nuk e vuajtën vetëm ato të cilësuara në titull, por ishin dhjetra e dhjetra objekte të tjera të qyetërimit, të cilat janë të pranishme në kryeqytetin tonë për rregullimin e jetës së përditëshme të lëvizjes e qarkullimit të njerzve dhe automjeteve. Ka disa prej objekteve që kanë moshën e një shekulli, siç janë gurët dekorativë, ardhur nga Italia, që shtronin trotuarin e që u shkulën në të dyja anët e rrugës, prej ministrive deri te universiteti.

Ato u përdoren si armë kundër policisë. Fatmirësisht policët, deri tani kanë marrë nga këta gurë kubikë vetëm goditje në trup, se nëse do u binin në kokë jeta e tyre do vihej seriozisht në rrezik. Nëse Tirana nuk është djegur tërësisht, kjo është meritë e policisë, që u ka dalë ballas banditëve dhe nuk i ka lejuar të shkojnë tej atij kufiri ku rrezikohet jeta e banorëve dhe shteti bie.

Do ishim të lumtur nëse banditët do mjaftoheshin me kaq, po këta vandalë të mesjetës së errët i shkatërruan Tiranës mbi 300 ndriçues të qytetit në gjithë rrugët kryesore: Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Zogu I, rruga e Durrësit, rruga Myslym Shyri, rruga e Kavajës, rruga Zhan d’Árk, rruga Bajram Curri, etj.

Përveç ndriçimit, në këto rrugë dogjën e shkatërrrruan të gjithë stacionet e autobuzëve, qindra të tilla, stendat e reklamave të qytetit dhe të firmave private. Dora e fundit e shkatërrimeve ju bë në fillim të nëntorit kumbullave të rrugës Kavajës, ato që u mbollën për kthimin në identitet. Pak prej tyre kanë shpëtuar pa u thyer e shkulur. Deri tani janë denoncuar në organet tatimore 127 biznese dhe subjekte tregtare, të cilat janë konfirmuar si të dëmtuara dhe të vjedhura nga banditët, dëme që deri tani kapin vlerën e 2.150.000 mijë eurove. Në këtë shifër nuk përmenden dëmet e përmendura sa sipër, që janë pronë publike.

Shihet qartë se këta banditë i ka krijuar familja, shoqëria jonë. Shumica dërmuese e tyre janë banorë të periferisë, të cilët kanë ardhur nga fshatrat. U mungon edukata qytetare, ajo edukatë qytetare që e dimë mirë se formohet e përpunohet në procesin e të menduarit vetiak: kur shikon më të mëdhenjtë, kur u vë veshin mësuesve në shlollë, kur lexon e mëson më të mirat e kësaj jete! Dhe këto nuk kanë të bëjnë me nivelin ekonomik, por me mendimin e gjykimin. Dobësia mendore është i vetmi cen, që po kaluam adoleshencën, nuk dimë ta ndreqim.

Sami Frashëri, ndonëse i larguar herët nga Shqipëria, kur shkruan për formimin e shqiptarëve, vren se “…qëndron veçan nga popujt e qytetëruar, është i ndarë në fise të vogla, në armiqësi me njeri-tjetrin…Ata nuk kanë menduar ndonjëherë për t’u bashkuar”.

Duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndjehem i turpëruar kur shoh se si shkatërrojnë pronën publike Për një farë kohe u duk sikur u fashitën këto tipare negative, por mëse 30 partitë partitë politike që solli prulalizmi, i lindën edhe më të spikatura këto dallime. Banditët kanë nga mbrapa partitë. PD dhe Sali Berisha (dhe jo vetëm) i inkurajon përmes TV të tij, u jep guxim për të shkatërruar e djegur pronën e shtetit, atë publiken, tënden dhe timen.

Të tilla kujtime të trishta me rizgjojnë prej kujtimeve të Xhemal Kusit (një historian i kohës para komunizmit) histori ngjethëse, prej të cilave duket se kemi ngelur ata që kemi qenë. Lexo, i nderuar lexues disa rreshta të nxjerra nga faqe 180 e botimit “Shqipëria në vitet 1912-1944”:

“…Ushtrija austro-hungareze pati lënë në vendin tonë (1918) trena, binarë, baraka, ndërtesa të drunjta, centrale elektrike, hekurudhën e dekovilit Tiranë-Shkodër, që punonte hem për udhëtarë, hem për transport, teleferikun Vorë-Shkodër…Mirëpo, po ku vajti kjo pasuni shtetrore shumë e vlefshme? Kjo pasuni e tanë u grabit nga popullsia vendase”. Një vandalizëm i pashembullt popullit i popullit katundar ndaj vetes” Binarët e hekurit u bënë hunj gardhesh 140 km hekurudhë, me trena, binarë, tërkuzat e teleferikut, kabllot eketrike, lëndë druni, hekur e metal, magazinat e ushtrisë me ushqime, u zhdukën brenda muajit.

Për një kokë të turbullt ska vend për këshilla, por e kam zgjedhur një të tillë, marrë prej dikujt tjetër:

“Çdo njeri-ka thënë një burrë i mençur-ka të drejë të jetë budalla. Kundër kësaj nuk ke çfarë të thuash, por kjo e drejtë duhet përdorur me një farë mase”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.