🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,481 ▼2.7%
DOW 52,277 ▼2.02%
NASDAQ 24,752 ▼3.82%
NAFTA 90.34 ▲2.52%
ARI 4,113 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,874 ▼ -4.59% ETH $2,280 ▼ -6.21% XRP $1.2555 ▼ -4.31% SOL $91.2000 ▼ -5.61%
S&P 500 7,481 ▼2.7 % DOW 52,277 ▼2.02 % NASDAQ 24,752 ▼3.82 % NAFTA 90.34 ▲2.52 % ARI 4,113 ▲0.98 % S&P 500 7,481 ▼2.7 % DOW 52,277 ▼2.02 % NASDAQ 24,752 ▼3.82 % NAFTA 90.34 ▲2.52 % ARI 4,113 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Studentët i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë shfuqizimin e tri akteve normative për protestat

Studentët e grupimeve “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, në bashkëpunim me katër organizata të shoqërisë civile, kanë depozituar tre ankime në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar aktet që lidhen me kufizimin e së drejtës për protestë dhe tubim.

Ankimet janë nënshkruar së bashku me Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë dhe EcoAlbania.

Në fokus të kundërshtimeve janë aktet normative nr. 5 dhe nr. 6, si dhe VKM-ja nr. 815 e vitit 2026. Sipas studentëve dhe organizatave, këto akte kufizojnë lirinë e protestës, duke i dhënë Policisë kompetenca për të ndaluar tubimet pranë institucioneve, për të kërkuar fshirjen e postimeve në rrjetet sociale dhe për të vendosur gjoba deri në 500 mijë lekë.

Ankuesit kundërshtojnë gjithashtu përgjegjësinë e organizatorëve për dëmet e shkaktuara nga pjesëmarrësit gjatë protestave, si dhe mundësinë e vendosjes së gjobave për veprime të kryera përpara hyrjes në fuqi të këtyre sanksioneve.

Ndërsa VKM-ja nr. 815, sipas tyre, parashikon krijimin e një regjistri policor për personat që marrin pjesë në tubime, duke ngritur shqetësime për kufizimin e të drejtave të tyre, përfshirë lëvizjen jashtë vendit.

Në deklaratën e përbashkët, studentët dhe organizatat i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që ankimet të shqyrtohen me përparësi dhe të pezullohet zbatimi i dispozitave të kundërshtuara deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Sipas tyre, të tria aktet përcjellin të njëjtin mesazh: kufizimin e hapësirës për të protestuar dhe për të kundërshtuar vendimet e pushtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.