Politika

Rama kartolinë për festat e Nëntorit, debate me komentuesit për yllin

Kartolina e urimit e kryeministrit Edi Rama për festat e Nëntorit në sfond të bardhë dhe një shqiponjë me një yll të kuq në mes ka ngjallur disa debate mes tij dhe komentueseve në Facebook.

“Cesht ai Yll ne mes! Komunistat preferojn Yllin. hihihihi hahahaha ” i shkruan Ermiri.

Ndërsa kryeministri i pergjigjet: Ai ylli eshte shenja e atyre qe dhane jeten qe edhe ti Ermir te besh hihihihi hahahaha si njeri i lire ne vendin tend, ndersa ajo shqiponja eshte shkaba dykrenare e flamurit te pavaresise dhe 28 nentori eshte data e ngritjes se atij flamuri, kurse 29 nentori eshte data e çlirimit te ketij vendi! Dhe e gjitha eshte nje kartoline e bere me dore, per t’u uruar thjesht keto dy festa te medha kombetare, te gjithe miqve te ketij rrjeti, pa dallim feje, krahine e ideje:-)

Keshtu qe bej hihihihi hahahaha sa te kesh qejf, po mos i ngaterro asshqiponjen e atyre qe sollen pavaresine dhe as yllin e atyre qe u vrane per lirine tende, me askend e me asgje qe ne kohe te zymta i beri edhe shqiponjen edhe yllin, simbole te dhunes ideologjike kunder lirise se njerezve te ketij vendi…|

“Pas bunkerit duhej dhe nje ylle! Gezuar festen shoku Rama” i shkruan Soni dhe kryeministri iu përgjigjet: Ne te gjithe jemi yje dhe meritojme te llamburisim?Gezuar eshte ty festat zonja Soni?

Por kanë qenë të shumtë edhe ata që e kanë pëlqyer kartolinën e kryeministrit dhe i kanë uruar festat e Nëntorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button