🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.79 ▲1.39%
ARI 4,816 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,673 ▼ -4.63% ETH $2,186 ▼ -6.04% XRP $1.4716 ▼ -3.55% SOL $90.0100 ▼ -4.65%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.79 ▲1.39 % ARI 4,816 ▼1.64 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.79 ▲1.39 % ARI 4,816 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Pakti me Bashën, Majko: Veprim i gabuar, për qëllimin e duhur…

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko,teksa thekson se marrëveshje perfekte në politikë nuk ka, çmon Ramën për paktin me Bashën, duke theksuar se kryeministri njihet për marrëveshjet e gabuara në kohën e duhur.

Në një postim në faqen e tij ne FB, Majko shkruan se “Kush diskuton se kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja midis PS dhe PD kërkon që ta keqinterpretojë atë. Eshtë jashtë cdo diskutimi që marrëveshja të prodhojë një fragment bashkëqeverisjeje… për dicka mbi 35 ditë”.

“Marrëveshje perfekte në politikë nuk ka. E tillë është edhe marrëveshja midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kush diskuton se kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja midis PS dhe PD kërkon që ta keqinterpretojë atë. Është jashtë çdo diskutimi që marrëveshja të prodhojë një fragment bashkëqeverisjeje… për diçka mbi 35 ditë, – vijon Majko. – Partia Demokratike duhet të gjejë shpejt “teknikët” që mori në tavolinë. Ajo gjithashtu, duhet të numërojë ditët për fushatën elektorale deri në 25 qershor. Marrëveshja e ka udhëkryqin “të gjitha ose asgjë”.

Sipas Majkos, “Edi Rama njihet për veprimet e gabuara për qëllimin e duhur. “Pikturat” e tij në politikë kanë kuptim kur shikohen në fund dhe jo në fillim. Fillimi duket shkarravinë!…

“Marrëveshja Rama – Basha ishte një mirëkuptim midis kundërshtarësh për funksionimin e sistemit politik i cili po vetëmbytej nga pasioni politik, – nënvizon deputeti socialist. – Ajo largoi vendin nga dhuna dhe dëshpërimi që do të çonte shoqërinë në drejtim të paditur. Kjo marrëveshje nuk diskuton simpatitë por interesat. Ajo nuk sfidon bashkëpunimin e së majtës por papërgjegjshmërinë në politikë”.

1 Koment

  • shqip 20 May 2017, 12:46

    Rama.Rama-Meta-Llalla-Basha jane arkitektet e krizes shqipetare.Erion Veliaj kryeminister dhe Pandeli Majko President.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.