Pakti Rama-Basha, Peleshi: Ditë e re për vendin, fituan të gjithë
Zëvendës.kryeministri Niko Peleshi, i cili është një nga emrat që ‘sakrifikohet’ nga marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.
Peleshi flet për një ditë dhe faqe të re në tranzicionin e gjatë shqiptar. Ai thekson se ditën e djeshme u hoq vija e kuqe që ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit.
Nga ana tjetër Peleshi nuk i kurseu falënderimet dhe vlerësimet për kreun e qeverisë, Rama, që sipas tij tregoi me këtë marrëveshje pjekurinë e një lideri politik.
Postimi i Niko Peleshit
NJE DITE E RE
Sot është një ditë e re për Shqipërinë.
Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe e re fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë.
Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrëveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës.
Dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit.
Ndaj sot i fituar është edhe Lulezim Basha dhe Partia Demokratike.
Kjo marrëveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për çështje të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse çështjet tona të mëdha nuk janë ideologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtësia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kane vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale.
Do të kemi më në fund zgjedhje te pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit.
Do të shkojmë në fushatën zgjedhore jo për të garuar me akuza por me alternativa.
Do të premtojmë më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurtër.
Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti.
Falenderim i përzemērt për të gjithë socialistët dhe shqiptarët që janë forca e vërtete e ndryshimit.
Mirënjohje për të gjithë ata që bashkuan forcat me mua për të dhënë përulësisht një kontribut modest për Shqipërinë e re.
Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin.
Optimist për të nesërmen.