☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.83% ETH $2,273 ▲ +1.16% XRP $1.2589 ▲ +0.87% SOL $95.6300 ▼ -0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Palmer: SHBA do vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë Rama. Kjo qeveri do ta çojë vendin në BE

“Qeveria e vendit është legjitime, ne po bashkëpunojmë”, – deklaroi sot zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer në një bashkëbisedim me gazetarët.

Sipas gazetarëve të pranishëm në këtë takim, Palmer deklaroi se “qeveria e vendit është legjitime dhe ne po bashkëpunojmë. Kjo qeveri do ta çojë vendin përpara drejt Europës”, duke shtuar se “Shqipëria duhet të vijojë me Reformën në Drejtësi”.

Palmer inkurajoi partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje, të ndajë vizionin me mbështetësit, të punojë fort, të ketë platformë politike atraktive dhe të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet”, – tha Palmer.

“Nuk jam në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike. Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë ne zgjedhjet e qershorit”, – tha Palmer.

“Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik”, – u shpreh Palmer.

Ndërsa lidhur me lobimin e PD-së në SHBA, Palmer tha se, “lobimi është legjitim vetëm nëse është brenda rregullave. Në Amerikë kjo çështje është nën hetim, por nuk mund t’u jap detaje në lidhje me këtë çështje”.

Në lidhje me ndikimin rus, Palmer tha se, “Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Amerika kërkon bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese. Ne duam të ardhme për vendin”.

Palmer tha se së shpejti shpreson të ketë një emër për ambasadorin e ri të SHBA-së në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.