☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,239 ▲ +1.09% ETH $2,275 ▲ +1.43% XRP $1.2537 ▲ +0.54% SOL $95.8300 ▲ +0.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke vendosur para godinës së Kryeministrisë fletë me mbishkrime me fjalën “Dialog”.

Kjo është ftesa e radhës që kryeministri ka bërë përgjatë ditëve të fundit, si pjesë e përpjekjeve të tij për të ftuar përfaqësues të protestave në bisedime.

Më herët, kryeministri Rama ka theksuar se është i gatshëm të ulet në tryezë me këdo që beson në dialog, në çdo vend dhe në çdo kohë, për të shkëmbyer pikëpamje edhe kur ato janë të kundërta.

Ai ka nënvizuar se e drejta e protestës është e pamohueshme, por se dhuna nuk justifikohet nga asnjë arsye dhe se ata që kryejnë akte dhune ose dëmtojnë pronën publike do të përballen me ligjin.

Ftesa radhës vjen kur protesta ka hyrë në ditën e 20-të dhe ka mbledhur studentë, pedagogë dhe qytetarë para institucioneve qeveritare, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit.

Deri më tani protestuesit kanë refuzuar ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk ka bisedime pa largimin e kreut të qeverisë.

Nga ana e tij, Rama ka deklaruar se qeveria mbetet e hapur për komunikim me ata që zgjedhin rrugën e dialogut dhe duke u distancuar nga dhuna.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.