ParlamentarePolitika
Paloka në Kuvend: Rama pengoi procesin e dekriminalizimit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas fjalimit të këtij të fundit në Parlament, ku mazhoranca dhe opozita debatuan për miratimin e ligjit për dekriminalizimin.
Paloka tha se “autori kryesor i vonesës dhe pengesës së procesit të dekriminalizimit është pikërisht Rama. Çfarë provash kërkon Rama, kur disa deputetë i ka në burg dhe disa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Këto që thotë kryeministri janë përralla. Ky proces po bëhet i turpshëm pikërisht nga Rama, sepse është në pozitë të vështirë. I ka mbrojtur ata deri në ekstrem, sepse i bëri vetë deputetë, por tani po i plasin në dorë një e nga një”, – u shpreh deputeti demokrat.