Paloka: Nëse Rama hyn në zyrë pas 18 qershorit, do e tërheqim zvarrë
Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin Rama që të mos guxojë të hyjë në zyrë pas 18 qershorit nëse nuk do të ketë zgjedhje pasi reagimi i opozitës do të jetë shumë i fortë.
Deklaratën e bëri sot nga Çadra e Lirisë, kreu i grupit të PDsë, Edi Paloka, i cili foli me tone shumë të ashpra. “Nëse ai do guxojë pas 18 qershorit pa pasur mandatin e shqiptarëve të hyjë në zyrën që nuk i takon më, se si do ta tërheqim pas flokësh apo pas ndonjë gjë tjetër…kjo pak rëndësi ka”, tha Paloka për News 24.
Ai komentoi gjithashtu idenë që po qarkullon prej ditës së djeshme se nëse PDja nuk do të çojë sot emrat e anëtarëve të komisionit të Vettingut, vendin e saj do ta zërë PDIU-ja.
“Ky do ishte fundi. Do vërtetonte atë që kemi kohë që e themi. Rama si një Putin i vogël sepse ai kërkon të emërojë opozitën. Ky do të ishte fundi për të dhe për ata që ka rrotull”, theksoi më tej kreu i grupit të PD-së.
I pyetur për përgjegjësitë e Ilir Metës në këtë situatë, Paloka tha se “E kam fjalën për këtë qeveri për maxhorancën. Ne nuk i kemi ndarë ndonjëherë. LSI mund të bëjë deklarimet e herëpashershme kundër pjesës tjetër të qeverisë, qeveria qëndron në këmbë me votat e LSI”.
I pyetur lidhur me bisedimet që zhvilloi Mogherini në vendi tonë ai u shpreh se BE përfaqësohet me institucione. “Interesat që kanë ndërkombëtarë por edhe shqiptaret janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë mendoj se BE përfaqësohet me institucione.
Ta kërkojnë që të zhduket droga, të ketë zgjedhje të lira dhe të zbatohet reforma në drejtësi. Se çka thënë zonja Moghrein ne e dimë por dimë dhe se çka kane thënë institucionet” tha Paloka.
Nga ana tjetër lidhur me deklaratën që ka thënë kryeministri se do të shkoje tek çadra, ia the se Rama po bën palaçlliqe. “Mund të vijë dhe në çadër të japë dorëheqjen. I bën palaçlliqe. Ai shfrytëzon dhe fëmijën e tij duke provokuar para çadrës.
Ne nuk i kërkojmë karrigen kryeministrit. Jemi këtu për një qëllim fisnik dhe madhorë që është vota e shqiptarëve. Ne nuk po kërkojmë që të marrim dhe të vendosim Lulzim Bashën në karrige”.
Paloka.Para 18 q ti do digjesh i gjalle me gjithe cfare ke.