Politika

Paloka: Opozita në parlament është fakt, kërkojmë miratimin e rezolutës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u shpreh për mediat se vendimi i opozitës për të hyrë në parlament tashmë është vendosur dhe ky është një fakt, por kërkojmë të votohet në fillim rezoluta dhe projektligjet e rëndësishme të shtyhen në seancën tjetër.

Paloka1“Hyrja në parlament është bërë pas një bojkoti të gjatë, pas negociatave të gjata mes palëve dhe me ndërhyrje dhe monitorimin e ndërkombëtarve. Pra, besoj se kemi të bëjmë me një ngjarje të jashtëzakonshme sot dhe për këtë arsye kërkuam që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë mënyrën se si do të proçedojmë, pasi është e logjikshme që fillimisht të trajtohet rezoluta e përbashkët në parlament pasi është kjo rezolutë që na rikthen në parlament. Pa u miratuar rezoluta nuk do të ishte e logjikshme që ne të hynim në parlament”, tha Paloka.

Po ashtu, Paloka shtoi se “duam një proçeduarë normale, pasi dhe mbrëmë negocitorët kanë rënë dakort që në seancë plenare do të ketë vetëm dy marrëveshje ndërkombëtare, pra që nuk ka debat politik dhe që rezoluta të miratohet e para dhe pastaj marrëveshjet që nuk kanë kundërshtim nga opozita. Rendi i ditës është përcaktuar sot dhe vjen me disa projektligje të rëndësishme siç është ai i marrjes së borxhit nga qeveria pa marrë lejen e parlamentit dhe nuk është normale se jemi në situatë të veçantë dhe ne kërkojmë që këto projektligje të shtyhen në seancën tjetër dhe të miratohet rezolura, por z.Ruçi nuk e pranoi deri në këtë moment të paktën dhe ndjej keqardhje që sot fillohet me metoda të tilla”.

“Nuk do të duam që kjo maxhorancë të këtë bërë këtë akt sa për të kaluar radhën”, tha Paloka.

Related Articles

Nje koment

  1. or,paloqe,or palkoqe,or ju klyshet e serbis e te rusis,or ju kriminel po ju keni gjet veza vezen more ditezi,ju jeni si te djathtet ashtu te majtet,ju jani,NDRANGETA-ATA COZANOSTRA,ju jeni dy grupe kriminelesh qe vetem MEMET SHEHU,ju ndreqte per nji muje jua kishte nxjer dhe temlin e nanes,por zoti nuk e cone nji muj nga varri,dhe juve te dy grupeve tja faronte me mace e me kuc,po mjerishte nuk eshte as memete dhe as ai dragua enver mali,tani bejni qejfet me krakurvat gra dhe laviret dashnore,jetoni jeten se ju erdhi nga dera,he ju shkerdhevte memat qe ju kan pjell qenta e axhes qerim timit nga sharri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button