Politika

Paloka: Të çlirojmë vendin nga sundimi i krimit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ftoi qytetarët në protestën e nesërme para Parlamentit për të çliruar vendin, siç tha ai, nga sundimi i krimit.

14266753811425995218EDI-PALOKA-“Parlamenti dhe demokracia kanë pësuar goditjen më të rëndë të këtyre 25 viteve, kur Kryetari i institucionit më të rëndësishëm në vend, gjendet nën akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve. Megjithëse janë bërë 16 ditë që Ilir Meta gjendet publikisht nën akuzën më tronditëse të dy dekadave të fundit, ai jo vetëm nuk ka reflektuar, nuk ka dhënë dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë, por në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën, me Saimir Tahirin dhe gjithë strukturat shtetërore që kanë në dorë, po i bëjnë presion prokurorisë, dëshmitarëve kyç, po tentojnë fshehjen e të vërtetës”, theksoi Paloka.

“Nesër do e riktheksojmë edhe një herë kërkesën tonë përpara Parlamentit: Meta të japë dorëheqjen dhe Rama të mbajë duart larg hetimit”, shtoi Paloka.

Kreu i grupit parlamentar demokrat shtoi se Ilir Meta “e mban karriken e tij vetëm për të penguar hetimin dhe për të fshehur ngjarjen”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button