ParlamentarePolitika

Paloka:Maxhoranca t’i bashkohet nismës së dekusarizimit;Ruçi:Justifikim për të mos e votuar reformën në drejtësi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ftoi sot maxhorancën që të votojë amendamentin e propozuar nga opozita dhe te depozituar sot në parlament, që  deputetët qe humbasin mandatin, t’iu ndalohet rikandidimi.
“Kërkoj sot që, bashkë me ndryshimet e tjera kushtetuese, deputetët socialistë t’i bashkohen grupit të PD-së dhe ta votojnë këtë amendament, që e kemi cilësuar ‘amendamenti i dekusarizimit’, që kush ta vjedhur paratë e qytetarëve të mos ketë të drejtë të jetë serish në parlament”, u shpreh Paloka në nisje të seancës së sotme plenare.

Paloka u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hoqi mandatin deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Ky vendim, tha ai, që ishte i mirëpritur jo vetëm nga opozita dhe publiku  shqiptar, por dhe nga një pjesë e grupit socialist, nuk u mirëprit nga kryeministri Rama, i cili, megjithëse e dinte shumë mirë që Koço e kishte shkelur Kushtetutën, u përpoq të pengonte zbatimin e saj, tha kreu i grupit demokrat.
Ndaj me nismën ligjore të ndërmarrë nga opozita, theksoi ai, ne synojmë që edhe për ata që kanë kryer krime kushtetuese, të mos kenë më të drejtë të rizgjidhen, as në Kuvend, as në institucione të tjera shtetërore.

Pasi, vijoi Paloka, na ndodh si në rastin e Ilir Beqajt, që Gjykata Kushtetuese ja hoqi mandatin e deputetit, se kishte shkelur Kushtetutën dhe kishte abuzuar me fondet publike, por Rama e mori dhe e ktheu ministër. Kjo po përgatitet dhe me Koçon, ta sjellë ministër të Turizmit, që të vjedhë prapë e të grabisë paratë publike”, tha Paloka.

Ruçi:Opozita justifikime për të mos e votuar reformën në drejtësi

Në reagimin e tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se propozimet e depozituara nga opozita janë justifikime te saj për të shtyrë reformën në drejtësi, pasi parlamenti aktualisht është në një proces rishikimi të Kushtetutës.
“E dini shumë mirë që jemi në një proces të rishikimit të neneve të Kushtetutës, për të luftuar korrupsionin, por në vend që të jepni ndihmën tuaj nxirrni sebepe. Doni ta shtyni reformën në drejtësi në kalendat greke, me qëllim që negociatat të mos hapen. Sot dorëzuat një amendim javën e parë një tjetër, javën tjetër diçka tjetër.  Ta kapim drerin për briri duke bërë reformën në drejtësi”, tha Ruçi.

Sot marrëveshja e ndryshuar me “Tirana Airport Partners”

Kuvendi pritet të debatojë në seancë plenare ndryshimin e marrëveshjes së koncensionit me shoqërinë “Tirana Airport Partners”, që synon t’i hapë rrugën ndërtimit të aeroporteve të reja në Shqipëri.
Krahas kësaj pike rendi i ditës parashikon dhe shqyrtimin e disa pr/ligjeve të tjera, si ai “Për shoqëritë e kursim kreditit dhe unionet e tyre”; ndryshimet në ligjin “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji” dhe miratimin e rezolutave për veprimtarinë vjetore të disa institucioneve, Bankën e Shqipërisë; Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP); Autoritetin e Konkurencës, etj.
Pjesë e debatit të seancës së sotme do të jenë dhe zhvillimet e fundit politike në vend, ku në fokus do të jetë reforma ne drejtësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button