🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,741 ▲0.62%
DOW 47,289 ▲0.73%
NASDAQ 22,512 ▲0.61%
NAFTA 94.45 ▲2.15%
ARI 5,020 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,722 ▼ -0.81% ETH $2,329 ▲ +1.25% XRP $1.5007 ▲ +0.98% SOL $94.0100 ▼ -0.28%
S&P 500 6,741 ▲0.62 % DOW 47,289 ▲0.73 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.45 ▲2.15 % ARI 5,020 ▲0.35 % S&P 500 6,741 ▲0.62 % DOW 47,289 ▲0.73 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.45 ▲2.15 % ARI 5,020 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Paloka:Zgjedhja jonë është parlamenti pa kriminelë

Pas një ndërprerje prej dhjetë minutash me kërkesë të deputetëve të opozitës, seanca plenare e Kuvendit ka rinisur punimet. Kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka qe ka marrë fjalën në hapje të saj, po denoncon rikthimin në parlament të deputetit Armando Prenga, i perfshire ne nje konflikt te armatosur pak muaj me pare.

Në nisje të seancës nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, bëri të ditur vendimin e Konferencës së Kryetarëve për rrëzimin e kërkesës së PD-së, për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të dy nismave të propozuara nga opozita për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit dhe të ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore.
Në seancën e sotme pritet të votohen katër dekretet e Presidentit të Republikës për emërim dhe shkarkim ministrash. Krahas tyre, rendi i ditës parashikon dhe diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin ‘për rritjen e masave të sigurisë’.
Ndërkohë jashtë axhendës së ditës debati sundues pritet të jetë çështja e dekriminalizimit, për të cilin opozita ka kërkuar miratimin në seancën e sotme të akteve nënligjore, që do t’i hapnin rrugën zbatimit të shpejtë të kësaj pakete.
Në prag të nisjes së seancës, deputetët, ndërsa hynin në ambjentet e parlamentit, iu nënshtruan kontrolleve të rrepta të punonjësve të Gardës, pas sinjalizimeve të strukturave të sigurisë se kishte një skenar të përfaqësuesve të opozitës për të qëlluar me vezë në sallën e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.