🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,406 ▲0.99%
DOW 45,493 ▲0.61%
NASDAQ 21,086 ▲1.4%
NAFTA 103.84 ▲0.93%
ARI 4,636 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,791 ▼ -1.4% ETH $2,052 ▼ -0.97% XRP $1.3166 ▼ -2.15% SOL $80.8600 ▼ -4.14%
S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 % S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës: Rama, produktet “Made In Albania” po zhvillohen me ritme të larta

Është hapur dje në Tiranë edicioni i 24-t i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku marrin pjesë kompani të profileve të ndryshme nga shtetet e rajonit, por edhe më gjerë.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se tashmë biznesi shqiptar është një realitet i ri, i konsoliduar dhe sipas tij, produktet “Made In Albania” janë duke u zhvilluar me ritme të larta. “

Ky panair çdo vit e më shumë i ngjan ambicies që organizatorët e tij patën në vitin 1994, kur guxuan të imagjinojnë një aktivitet të tillë në kushte të pakrahasueshme me kushtet e sotme, besuan tek potenciali i ekonomisë së këtij vendi, kur ishin të paktë ata që besonin se vërtetë në ato kushte mund të merrte udhë kjo nismë, e cila sot është materializuar në një edicion të ri me një prani shumë herë më të madhe dhe të larmishme. Sfidat janë të mëdha, janë shumë më komplekse dhe vetëm fuqia e imagjinatës dhe besimit mund të na bëjë të gjithëve, që t’ju qasemi sfidave me mundësinë reale për t’i fituar ato”, theksoi Rama.

Duke folur për investimet e huaja, Rama u shpreh se tashmë kompanitë e huaja që do të investojnë, do të gjejnë në Shqipëri partnerë të besueshëm për të investuar. “Kompanitë e huaja që vijnë sot, jo vetëm mund të gjejnë mundësi të reja investimi, por mund të gjejnë dhe partnerë të besueshëm, me të cilët mund të bashkohen dhe të synojnë realizimin e ambicieve për të investuar dhe për të fituar përmes sipërmarrjes në këtë vend”, u shpreh kryeministri Rama.

Në stendat e panairit marrin pjesë dhjetëra kompani ndërkombëtare dhe lokale në fusha si ndërtimi, turizmi, sektori i industrisë së rëndë e të lehtë, industrisë tekstile, ndërsa panairi organizohet në datat 23 – 26 nëntor në Pallatin e Kongreseve në kryeqytetin e Shqipërisë. Në kuadër të panairit, do të oganizohet në datat 24 dhe 25 nëntor, Kongresi Ballkanik mbi Mjedisin dhe Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.