☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,642 ▼ -0.2% ETH $2,152 ▲ +0.16% XRP $1.4448 ▼ -0.62% SOL $90.2800 ▲ +1.1%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Panairi për arsimin profesional, Rama: Mungesa e krahut të kualifikuar të punës, pengesë për investitorët

U çel sot në Tiranë panairi “Unë zgjedh arsimin profesional” që në qendër ka të rinj e të reja të shkollave profesionale të vendit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i pranishëm në këtë panair, tha se investitorët kanë listuar si pengesën kryesore pikërisht mungesën e krahut të kualifikuar të punës.

“Përpara disa kohësh, kur ne filluam detyrën, zhvilluam një anketim me një shënjestër të përcaktuar për të kuptuar se çfarë shikonin investitorët në Shqipëri si pengesat e tyre kryesore. Dhe për surprizën e shumëkujt, pengesën e parë për zhvillimin e mëtejshëm të punës dhe për zgjerimin e investimeve të tyre, sipërmarrësit shikonin mungesën e krahut të kualifikuar të punës, pastaj vinin me radhë gjykatat dhe burokracia, titujt e pronësisë dhe një pjesë fare e vogël shënonin barrën e taksave. Ishte momenti kur nisëm me shumë bindje atë që kishim përcaktuar në programin tonë, reformën e sistemit arsimor”, deklaroi Rama.

Por, siç tha ai, ‘trashëgimia mbetet ende shumë e rëndë, sepse arsimi profesional u braktis për shumë vite dhe u kthye jashtë rrugës së motivimit të të rinjve me një rrugë qorre me një frekuentim shumë të ulët dhe pa lidhje me tregun e punës”.

“Shkolla profesionale të degraduara që nuk kishin asnjë lloj baze materiale. Reforma në arsim nisi pikërisht me një ndarje mes arsimit të përgjithshëm që vazhdon nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe arsimi profesional nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Këto nuk janë të ndara nga njëra-tjetra në kuptimin e sfidës për të rritur mundësitë për punësim. Sepse edukimi është politika më e mirë dhe e vetmja për të rritur punësimin. Në arsimin profesional kemi ndryshuar rrënjësisht situatën e teksteve shkollore. Kemi bazuar të gjithë procesin në domosdoshmërinë për të nxitur konkurrencën dhe për të përcaktuar meritën si kriterin kryesor”, vlerësoi kreu i qeverisë.

Klosi: Arsimi profesional ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se arsimi profesional ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik. Ai falënderoi trupin diplomatik në vend për mbështetjen ndaj këtij arsimi.

“Falënderoj përfaqësuesit e trupit diplomatik që kanë mbështetur arsimin profesional. Mirënjohës për mbështetjen që i kanë dhënë fushatës sonë për transformimin e shkollave në qendra ekselence. Në shtator do i prezantojmë publikut shqiptar 15 shkolla, qendra ekselence nga veriu në jug, nga Shkodra në Sarandë. Tek arsimi profesional gjejmë një potencial të jashtëzakonshëm për ta shndërruar në një katalizator për zhvillimin ekonomik”, deklaroi ministri Klosi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.