⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,178 ▼ -0.52% ETH $2,689 ▼ -1.02% XRP $1.5477 ▼ -2.83% SOL $121.3900 ▲ +0.48%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Boterori

Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

Ankthi pushtoi Argjentinën në lidhje me gjendjen shëndetësore të Daniel Osvaldos.

Ish-futbollisti i Juventusit dhe kombëtares argjentinase u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një problemi në mushkëri dhe aktualisht gjendet në repartin e terapisë intensive në Hospital Municipal të Llavallol.

Kuadri klinik i ish futbollistit u rëndua pas disa ditësh vuajtje në banesën e tij dhe në ndihmë i erdhi motra dhe një miku i tij. Transferimi në kohë i Osvaldos në strukturën mjekësore në provincën e Buenos Aires iu dha mundësinë mjekëve të evidentonin një derdhje të rëndë pleurale në krahun e djathtë me praninë e infeksionit.

Duke parë situatën seriozë të futbollistit, ekipi mjekësor zgjodhi të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme për drenimin e lëngjeve dhe pastrimin e zonës së kompromentuar. Sipas asaj që publikohet në median lokale, kirurgët hoqën edhe një pjesë të indit mushkëror për të frenuar komplikacionin.

Ish futbollisti, tashmë 40 vjeçar mbetet në prognozë të rezervuar dhe parametrat jetësorë të tij janë në monitorim të vazhdueshëm. Familja e ish qendërsulmuesit ka kërkuar privatësinë maksimale duke shtyrë stafin e spitalit që të kufizojë vizitat duke lejuar vetëm ato të familjarëve më të afërt dhe të mos japë buletine mjekësore zyrtare.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur në 2020, Osvaldo i ishte dedikuar muzukës dhe më pas edhe karrierës si komentator sportiv. Në disa raste, ai vetë zbuloi publikisht, momentet e komplikuara të jetës së tij private të shenjuara nga lufta kundër depresionit dhe varësive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.