Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
ETH $1,996 ▲ +0.4%
S&P 500 DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Pano Xhixho largohet nga Radio Televizioni Shqiptar

Pano Xhixho është larguar nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Drejtori i Departamentit të Sportit i ka dhënë fund bashkëpunimit të tij me këtë televizion.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Xhixho që përmes një postimi në rrjetet sociale falënderon të gjithë ata me të cilët bashkëpunoi për një periudhë 9-vjeçare. Gjithashtu ai i mëshon faktit se si departamenti i sportit dalëngadalë po “bjerret”, ndryshe nga sa ishte më parë.

Nuk harron të falënderojë  drejtuesit me të cilët ka punuar përgjatë kësaj periudhe. “ata që donin realisht që ky institucion të bëhej dhe që koha do t’i tregojë se ku qëndrojnë vlerat e tyre në historinë e këtij televizioni.”

Në Instagramin e vet, gazetari i njohur sportiv shkruante:

Dita e fundit në RTSH…Me kokën lart dhe zemrën mal, që i kam shërbyer për 9 vite publikut e askujt tjetër…

Ditën e parë e mbaj mend edhe sot. Sporti në këtë televizion ishte në një cep të harruar, në një zyrë me kompjuter të prishur dhe një printer pa bojë…Transmetimi i parë, ca më keq akoma… Autobusi nuk kishte naftë dhe u detyrova ta bleja sepse rrezikonim të dështonim. Sot, këtu ka një department, një kanal televiziv sportiv udhëhequr për 9 vite vetëm nga parimet editoriale dhe interesi publik. Krenar që isha pjesë e historisë më të bukur të RTSH-së dhe që arrita të bëj RTSH Sportin një kanal të dashur për publikun. Falënderues pa fund për mbështetjen e drejtuesve që kam patur këto vite, ata që donin realisht që ky institucion të bëhej dhe që koha do t’i tregojë se ku qëndrojnë vlerat e tyre në historinë e këtij televizioni.

Faleminderit bashkëpunëtorëve dhe kolegëve, shokëve e miqve që më ndihmuan për të shkruar epokën më të suksesshme të transmetimeve sportive pa pagesë në një ekran publik, si askund tjetër… UEFA Champions League, Formula 1, Moto GP, UEFA Europa League, European Qualifiers, Nations League, Kupa e Botës për klube, Kupa e Gjermanisë, Kupa e Spanjës, Kupa e Anglisë, Botërorët 2018 dhe 2022, Evropianin 2021, Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë, Futbollin Kombëtar dhe Ndërkombëtar të moshave, NBA dhe Euroleague, Boks dhe WWW, Lojrat Olimpike në 4 kanale njëkohësisht, Not, Atletikë, Gjimnastikë, Volejboll dhe Basketboll Kombëtar duke kthyer edhe një herë vëmendjen e publikut nga pallatet e sportit, deri tek Aeronautika e Dansi Sportiv… Asnjë nga këto nuk mora me vete, por ia transmetuam publikut në mënyrën më profesionale të mundshme me vajza e djem pasionantë dhe të përkushtuar… RTSH Sport sot është një realitet, jo ëndërr e një nate vere… Keqardhja e vetme mbetet që gjithçka e ngritur me shumë mundim e sakrificë po bjerret dalëngadalë. Koha do tregojë dhe do qartësojë shumë, por unë kam fatin që pas disa vitesh do të them: Isha edhe unë atëherë pjesë e rëndësishme e RTSH-së…”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.