Papunësia regjistron nivel rekord në nëntor
Franca regjistroi një rekord tjetër të papunësisë në fund të muajit nëntor me 3 488 milionë kërkues për punë pa asnjë aktivitet, një shifër në rritje me 27 400 (+0,8 për qind) në raport me muajin e mëparshëm, njoftoi sot Ministria e Punës.
Në një vit, rritja e papunësisë arriti në 5,8 për qind.
Duke marrë parasysh rajonet dhe territoret përtej detit, shifra është rritur në 3,75 milionë të papunë pa aktivitet. Dhe nëse kësaj llogaritjeje i shtohen dhe kërkuesit për punë që kanë kryer ndonjë aktivitet të vogël, totali arrin në 5,176 milionë në metropol dhe 5,478 milionë përtej detit (+0,4 për qind).
Në dy vjet e gjysmë të mandatit, presidenti socialist, François Hollande ka njohur vetëm tre muaj ulje të papunësie. Kryeministri, Manuel Valls nënvizoi që prej ditës së djeshme se nuk priste lajme të mira për këto shifra të publikuara një ditë para Krishtlindjeve.