🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,229 ▲4.61%
DOW 49,447 ▲2.7%
NASDAQ 24,107 ▲6.59%
NAFTA 81.84 ▼1.88%
ARI 3,666 ▲4.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $62,988 ▲ +3.39% ETH $1,781 ▲ +4.03% XRP $0.9923 ▲ +7.24% SOL $76.5800 ▲ +8.95%
S&P 500 7,229 ▲4.61 % DOW 49,447 ▲2.7 % NASDAQ 24,107 ▲6.59 % NAFTA 81.84 ▼1.88 % ARI 3,666 ▲4.28 % S&P 500 7,229 ▲4.61 % DOW 49,447 ▲2.7 % NASDAQ 24,107 ▲6.59 % NAFTA 81.84 ▼1.88 % ARI 3,666 ▲4.28 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Sporti

Paraqitjet e legjionarëve/ Shehu, Shpendi, Seferi, Tuci dhe Kerjota protagonistë me gola

Futbollistët shqiptarë janë rikthyer te klubet e tyre pas përfundimit të grumbullimit me Kombëtaren dhe kanë vijuar të spikasin me paraqitjet e tyre në kampionatet përkatëse. Kjo javë futbollistike u karakterizua nga kontributi i rëndësishëm i legjionarëve, me gola dhe asiste, ku disa prej tyre u bënë protagonistë në fitoret e skuadrave të tyre.

Në Poloni, Juljan Shehu realizoi golin e tij të parë për këtë sezon me fanellën e Widzew Łódź. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 52-të të transfertës ndaj Raków, me një goditje nga jashtë zone që u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Në Itali, Cristian Shpendi vazhdon sezonin pozitiv me Çezenën. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në transfertën ndaj Veronës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte realizimi i tij i nëntë në kampionat, duke kryesuar aktualisht listën e golashënuesve të Serisë B.

Një tjetër protagonist në këtë javë ishte Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë për Kayserispor në fitoren 3-1 ndaj Sarıyer. Seferi realizoi në minutën e 39-të, duke vijuar sezonin e tij mjaft pozitiv në Turqi, ku numëron 11 gola dhe dy asiste.

Në Slloveni, Indrit Tuci vendosi fatin e ndeshjes mes Olimpija Ljubljanës dhe Radomljes. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 44-t nga pika e penalltisë, duke i dhënë fitoren 1-0 skuadrës së tij. Me këtë realizim, Tuci shkon në kuotën e gjashtë golave në kampionat këtë sezon.

Një paraqitje të veçantë zhvilloi edhe Sabah Kerjota në Skoci. Futbollisti shqiptar ishte protagonist në fitoren e thellë 8-0 të Hearts në transfertën ndaj Dundee. Kerjota zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, realizoi për herë të dytë në minutën e 81-të dhe në fundin e takimit dhuroi edhe një asist, duke kontribuar drejtpërdrejt në tre gola të skuadrës së tij.

Kontribut me asist dha edhe Qazim Laçi në Turqi. Mesfushori i Kombëtares ishte protagonist në fitoren 2-0 të Rizespor ndaj Amedspor, duke dhënë pas një depërtimi në zonë asistin për Ali Sowe, i cili realizoi golin e dytë të takimit.

Ndërkohë, një tjetër futbollist shqiptar që vazhdon të spikasë në kampionatin polak është Kevin Dodaj. Sulmuesi i Kombëtares U-21 shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1 të Lechia Gdańsk ndaj Odra Opole. Dodaj realizoi në mënyrë spektakolare në fundin e ndeshjes, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Përveç futbollistëve që u dalluan me gola dhe asiste, edhe një numër i konsiderueshëm lojtarësh të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre. Nga minuta e parë e nisën Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Feta Fetai, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku, duke vijuar angazhimin e tyre në kampionatet ku aktivizohen.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.