🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,229 ▲4.61%
DOW 49,447 ▲2.7%
NASDAQ 24,107 ▲6.59%
NAFTA 81.84 ▼1.88%
ARI 3,666 ▲4.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $62,988 ▲ +3.39% ETH $1,781 ▲ +4.03% XRP $0.9923 ▲ +7.24% SOL $76.5800 ▲ +8.95%
S&P 500 7,229 ▲4.61 % DOW 49,447 ▲2.7 % NASDAQ 24,107 ▲6.59 % NAFTA 81.84 ▼1.88 % ARI 3,666 ▲4.28 % S&P 500 7,229 ▲4.61 % DOW 49,447 ▲2.7 % NASDAQ 24,107 ▲6.59 % NAFTA 81.84 ▼1.88 % ARI 3,666 ▲4.28 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gjykata e Apelit vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vjet burg për Kushtrim Kokallën

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës me burgim të përjetshëm, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në njoftimin e publikuar të hënën, Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve N.A., G.P. dhe K.K., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.3/25, të datës 06.07.2026”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktgjykimin e 6 korrikut 2026, i kishte shpallur fajtorë të akuzuarit për veprat penale përkatëse. Naim Murseli ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ndërsa Granit Plava ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe veprën penale të mbajtjes së paautorizuar të armëve.

Kushtrim Kokalla ishte dënuar me 30 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Gjykata e Apelit, pas mbajtjes së seancës, si dhe pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, ka vlerësuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore për vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe për shkelje të ligjit penal, nuk qëndrojnë.

“Vlerëson se rrethanat dhe faktet e vërtetuara nga shkalla e parë janë të drejta dhe se në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprimet inkriminuese të cilat përbëjnë tiparet e veprave penale, për të cilat të akuzuarit edhe janë shpallur fajtorë dhe janë gjykuar”, thuhet më tej në komunikatë.

Arsyetimi për dënimet

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Gjykata Themelore i ka konstatuar dhe vlerësuar drejt të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit.

Si rrethana rënduese janë marrë parasysh shkalla e lartë e dashjes, motivi i kryerjes së veprës penale për Murselin, mënyra e kryerjes së vrasjes në praninë e dy fëmijëve të viktimës, mosha e re e Liridona Ademajt dhe fakti se ajo ishte e pambrojtur.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit ka përmendur edhe planifikimin e veprës penale dhe sjelljet e të akuzuarve pas kryerjes së saj.

“Para kryerjes së veprës penale të akuzuarit e kanë bërë planifikimin e detajuar se si ta privojnë nga jeta tani të ndjerën, ndërsa, pas kryerjes së veprës penale të akuzuarit kanë vazhduar me aktivitetet e tyre edhe të argëtimit, duke shkuar pra në lokale, pa treguar aspak dhimbje për tani të ndjerën”, thuhet në njoftim.

Sa i përket dënimit prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se ky dënim është në përputhje me dispozitat ligjore, pasi ai është dënuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

“Për rastet e kryerjes së veprës penale në ndihmë, dispozita në fjalë shprehimisht parasheh se në rastet e ndihmës kryerësit të veprës penale i shqiptohet dënim më i butë sesa kryerësit të veprës penale, prandaj, në këtë drejtim gjykata e shkallës së parë edhe nuk ka pasur mundësi që të akuzuarit K.K. t’i shqiptojë dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit.

Ndërkaq, pjesa e aktgjykimit të shkallës së parë që kishte të bënte me akuzën për moslajmërimin e veprave penale apo kryesve të tyre ndaj Kushtrim Kokallës ka mbetur e paprekur. Sipas Gjykatës së Apelit, Prokuroria ishte tërhequr nga kjo akuzë gjatë shqyrtimit gjyqësor në shkallën e parë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.