🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 52,972 ▲2.29%
NASDAQ 25,912 ▲2.13%
NAFTA 93.16 ▼3.05%
ARI 4,055 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $79,242 ▲ +2.38% ETH $2,349 ▲ +2.53% XRP $1.3044 ▲ +2.03% SOL $94.5800 ▲ +1.06%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

PARIS – Franca përgatitet për protestë masive, parashikohen 700 mijë persona

PARIS, 4 nëntor /ATSH-AA/ – Midis 500.000 dhe 700.000 njerëz pritet të bashkohen me demonstratat mbarëkombëtare në Francë ditëne nesërme, ndërsa autoritetet e kanë klasifikuar mobilizimin e planifikuar si “me rrezik të lartë”, raportoi transmetuesi BFMTV.

Një raport i inteligjencës territoriale i datës 3 nëntor paralajmëroi se protestat mund të shënojnë një “prag të ri” në dhunë, veçanërisht në qendrat e qyteteve.

Raporti e lidhi mobilizimin në rritje me thirrjet e përsëritura nga sindikatat e punëtorëve, të cilave më vonë iu bashkuan të rinjtë e përfshirë në protestat e fundit të shkollave të mesme.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, udhëzoi prefektët rajonalë të marrin masa për të parandaluar trazirat dhe për t’iu përgjigjur trazirave të mundshme.

Forcat e sigurisë do të vendosen në një operacion “të fuqishëm”, “reagues” dhe “të shkathët” që do të përfshijë përdorimin e dronëve.

Autoritetet kanë vendosur gjithashtu kufizime në mbajtjen e armëve, pajisjeve mbrojtëse dhe pajisjeve piroteknike.

Policia do të kryejë kontrolle përgjatë rrugëve të transportit, duke përfshirë stacionet hekurudhore, ndërsa oficerët janë autorizuar të ndërhyjnë sistematikisht në rastet e sulmeve kundër njerëzve ose pronës.

Nunez gjithashtu rekomandoi që prefektët të shmangin rrugët e demonstratave që kalojnë nëpër qendrat e qyteteve.

Protestat studentore nxisin mobilizimin mbarëkombëtar

Demonstratat e planifikuara vijnë pas ditëve të protestave studentore dhe bllokadave të shkollave në të gjithë Francën.

Mijëra studentë të shkollave të mesme dhe universiteteve u mblodhën të martën në Lyon, Marsejë, Paris, Bordeaux dhe Rennes pavarësisht ndalimeve të demonstratave në disa zona.

Organizatat studentore dhe rinore kanë bërë thirrje që protestat të vazhdojnë, ndërsa sindikatat e punës dhe lëvizja e Jelekëve të Verdhë po përgatiten për grevat dhe demonstratat mbarëkombëtare të së enjtes.

Ministri i Punës, Jean-Pierre Farandou, u tha ligjvënësve se shpresonte të bënte njoftime rreth mobilizimit që synon rifillimin e rritjes së pagave në Francë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.