☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,741 ▲ +0.21% ETH $2,688 ▲ +0.73% XRP $1.4864 ▲ +0.16% SOL $119.7600 ▲ +1.06%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

Parku Kombëtar “Mali Sharr” me dy ura të reja në Veshallë dhe Bozovcë, lehtëson lëvizjen e banorëve

Parku Kombëtar “Mali Sharr” njofton se ka ndërtuar dy ura të reja në fshatrat Veshallë dhe Bozovcë, e cila do të mundësojë lëvizjen më të lehtë të banorëve të këtyre fshatrave.

Parku Kombëtar “Mali Sharr” njofton se ka ndërtuar dy ura të reja në fshatrat Veshallë dhe Bozovcë, e cila do të mundësojë lëvizjen më të lehtë të banorëve të këtyre fshatrave.

“Edhe dy ura të reja, edhe dy vepra që flasin më shumë se mijëra fjalë, u ndërtuan nga shërbimi i rojeve të Parkut Kombëtar Mali Sharr, njëra në hyrje të fshatit Veshallë, në lokacionin “Vardish”, dhe tjetra mbi fshatin Bozovcë, në lokacionin “Gajrina”.

Këto ura nuk janë vetëm ndërtim prej druri, por janë ura që lidhin njerëzit me natyrën, banorët me vendlindjen e tyre dhe vizitorët me bukuritë madhështore të Malit Sharr.

Për banorët lokalë, ato sjellin siguri dhe lehtësi në lëvizjen e përditshme. Për bjeshkatarët dhe turistët vendas e të huaj, ato hapin rrugë më të sigurta drejt aventurave, peizazheve mahnitëse dhe përjetimeve të paharrueshme në zemër të Sharrit.

Këto vepra tregojnë punë konkrete, angazhim dhe dashuri të sinqertë për natyrën dhe njerëzit. Rojet e parkut po dëshmojnë çdo ditë se mbrojtja e natyrës nuk bëhet vetëm me fjalë, por me mund, sakrificë dhe vepra që mbeten.

Puna vazhdon edhe ditëve në vijim për ndërtimin e urave të reja në lokacione të tjera, sepse natyra kërkon përkushtim, ndërsa njerëzit meritojnë siguri dhe qasje më të mirë. Hap pas hapi, urë pas ure, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.