Parlamenti Europian pezullon negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE
Parlamenti Evropian ka votuar pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.
Reagimi i PE-së vjen si përgjigje ndaj shtypjes që Ankaraja zyrtare dhe presidenti Erdogan i ka bërë opozitës politike dhe medias së pavarur që prej grushtit të shtetit të muajit korrik.
Eurodeputetët votuan me 479 pro bllokimit të negociatave, 37 kundër dhe 107 abstenime.
Gjatë ditëve të fundit Erdogan i ka shtuar akuzat ndaj BE-së duke u shprehur se është pro një hapjeje me Rusinë dhe Kinën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.