Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,001 ▲ +1.93% ETH $2,097 ▲ +3.37% XRP $1.3394 ▲ +0.82% SOL $82.7400 ▼ -0.25%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Parlamenti i Kosovës mblidhet të dielën për kufirin me Malin e Zi

Parlamenti i Kosovës do të mblidhet të dielën më 18 shkurt në orën 18 për të votuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshje për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Vendimi për mbledhjen i mor nga kryesia e parlamentit, pak orë pasi që u bë e ditur se Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar që të punojnë për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit duke përfshirë edhe mundësinë e korrigjimeve të vijës kufitare të përcaktuar më marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015.

Marrëveshja pritet të hap rrugën për ratifikimin e saj në parlamentin e Kosovës.

Në tekstin e një deklarate të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, thuhet mes tjerash se “një trup i përbashkët punues do të identifikojë dhe do të adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënimit të kufirit. Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Qakorrit dhe kullës së Zhlebit”.

Dokumenti do të jetë pjesë shtesë e marrëveshjes për kufirin dhe ajo pasoi vizitën e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që ishte edhe kundërshtari më i madh i marrëveshjes, tha se deklarata e përbashkët e presidentëve “i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë e Kosovës. Me këtë po përfundohet detyrimi i fundit për liberalizim të vizave dhe po hapet një kapitull i ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës”

E vetmja parti politike që kundërshtoi deklaratën e sotme ishte lëvizja Vetëvendosje, kryetari i së cilës, Albin Kurti tha se deklarata është e papranueshme dhe mashtrim.

“Lëvizja Vetëvendosje dëshiron dhe synon marrëveshje të drejtë dhe të vërtetë me Malin e Zi. Ne angazhohemi për marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi me të cilin ndajmë përkushtimin për integrimin në BE dhe NATO. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet urgjentisht të formojë Komisionin hetimor parlamentar ku do të shqyrtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi”.

Pasdite përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike u takuan me përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova dhe ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore.

Marrëveshja e nënshkruar në fund të gushtit të vitit 2015 është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi, por nuk është ratifikuar nga Kosova për shkak të mospajtimeve që çuan edhe në skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës ende të presin në radhë për viza para ambasadave evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.