Parlamenti i Maqedonisë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për prokurorinë speciale
Parlamenti i Maqedonisë i dërgoi mendim Gjykatës kushtetuese për ligjin e prokurorisë speciale, kushetuetshmëria e të cilës e kontestohet nga avokati nga Shën Nikolla, njofton televizioni “24 Vesti”.
Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski për televizionin kanë njoftuar se shërbimet profesionale e kanë përpunuar mendimin ndërsa sekretari i përgjithshëm, Zharko Denkovski e ka dërguar në Gjykatën kushtetuese.
Siç njofton 24 Vesti nga kabineti i Veljanovskit nuk kanë dashur të tregojnë detaje tjera rreth përmbajtjes së mendimit.
Dërgimi i mendimit vijon pasi ndërmjetësi belg në bisedime, Piter van Houtte në konferencë shtypi me gazetarët tha se Gjykata kushtetuese ka dorëzuar kërkesë për interpretim të Ligji për prokurori speciale publike, por disa njerëz në Parlament kanë konsideruar se kjo kërkesë nuk duhet të futet në rend dite.
Ai njëkohësisht shtoi se “edhe pse ligji për prokurorinë speciale publike është i qartë dhe konkret, megjithatë puna e saj është e bllokuar”.
Edhe më tej nuk dihet epilogu i kontestit mes Këshillit të prokurorëve publik dhe prokurores publike Katica Janeva rreth emërimit të ekipit të plotë që ajo e propozoi. Këshilli refuzoi ta vendosë në rend dite kërkesën e Janevës për emërimin e shtatë anëtarëve tjerë të ekipit të saj.