☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.18 ▼0.16%
ARI 3,723 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,844 ▼ -0.54% ETH $1,805 ▲ +0.3% XRP $0.9874 ▲ +0.2% SOL $74.7400 ▲ +0.38%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.18 ▼0.16 % ARI 3,723 ▼0.5 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.18 ▼0.16 % ARI 3,723 ▼0.5 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kosova

Parlamenti Studentor proteston para Rektoratit, kundërshtojnë një email të dërguar nga rektori

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka protestuar sot para Rektoratit, në shenjë kundërshtimi ndaj emailit të dërguar nga rektori, të cilin studentët e kanë cilësuar si kërcënues.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Flon Kastrati, ka thënë se dialogu me rektorin nuk mund të zhvillohet pa tërheqjen e fjalëve dhe kërkimfaljen e tij.

“Dialogu nuk mund të bëhet pa e tërhequr fjalën dhe pa kërkuar falje. Kjo është pika jonë e parë. Nuk mund të lejojmë që problemet me të cilat përballen studentët brenda njësive akademike të mbeten vetëm probleme të atyre njësive akademike. Mbi të gjitha nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur kolegët tanë, mantelbardhët e ardhshëm, kërcënohen me ndërprerje të studimeve. Mesazhi i rektorit synonte të frikësonte një njësi akademike, por zgjoi 13 të tjera”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka thënë se pakënaqësitë e studentëve nuk kanë lindur me emailin e fundit, por janë grumbulluar ndër vite për shkak të “keqmenaxhimit të zbatimit të rregulloreve dhe marrëveshjeve të pa zbatuara”.

“Email-i i djeshëm nuk ishte arsyeja e vetme e mobilizimit tonë, as deklarata e tij e vonshme dhe e cekët në të cilën nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij. Këtu pakënaqësitë e studentëve nuk kanë lindur dje, por ato janë grumbulluar me vite nga keqmenaxhimi i zbatimit të rregulloreve, nga marrëveshjet e pa mbajtura, nga vendimet që krijojnë pasiguri akademike dhe nga një qasje që nuk i ka hije një drejtuesi prej universitetit më prestigjioz në hapësirën shqiptare”, ka thënë Kastrati.

Studentët e Universitetit të Prishtinës, të mbledhur në protestë para Rektoratit më 19 nëntor 2026, po kundërshtojnë një email të dërguar nga rektori Arben Hajrullahu pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë lidhur me evidentimin përmes QR Code.

Rektori Hajrullahu paralajmëroi në email se studentët bojkotues në Fakultetin e Mjekësisë rrezikojnë përsëritje të vitit të studimit apo edhe humbje të statusit të studentit, ndërsa për stafin akademik që nuk mban mësim për shkak të bojkotit paralajmëroi masa deri në shkëputje të kontratës.

Parlamenti Studentor dhe përfaqësuesit e studentëve e cilësuan emailin si kërcënim dhe tejkalim të komunikimit institucional. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.