SHENZHEN – Kina, SHBA-ja dhe Rusia miratojnë deklaratë të përbashkët për paqen
SHENZHEN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për paqen, në përfundim të takimit tripalësh mes presidentëve Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Sipas medieve shtetërore kineze dhe Kremlinit, në këtë deklaratë tri vendet zotohen të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe të sigurisë ndërkombëtare.
Një nga angazhimet kryesore është forcimi i dialogut për të ulur rreziqet bërthamore dhe për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore.
Dokumenti synon të përcaktojë angazhimin e përbashkët të tri fuqive, për të shmangur rreziqet që mund të kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare. /
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.