☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,890 ▼ -1.48% ETH $2,226 ▼ -0.93% XRP $1.3360 ▼ -1.37% SOL $82.6900 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Parlamenti votoi dy ministrat e rinj, votoi edhe BDI

Parlamenti i Maqedonisë votoi dy ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë së Nikola Gruevskit.

Ministri i ri i Brendshëm, Mitko Çavkov dhe ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Vlado Misajllovski morën 71 vota, ku prej tyre votuan edhe deputetët e BDI-së, informon agjencia maqedonase e lajmeve INA.

Në seancën e votimit ishin të pranishëm 12 deputetë të kësaj partie dhe gjithë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMN-së.Katër deputetë të pavarur votuan kundër.

Deputetët e PDSH-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit. Votimi erdhi pas fjalimit të kryeministrit Nikola Gruevski i cili arsyetoi vendimin e tij dhe dorëheqjet e dy ministrave.

Në fjalën e tij, kryeministri Gruevski theksoi se një ndër shkaqet e dorëheqjeve është afera e përgjimeve e publikuar nga opozita maqedonase, bën të ditur agjencia e lajmeve maqedonase, “INA”.

Në këtë seancë marrin pjesë deputetë të BDI-së dhe PDSH-së, ndërsa nuk shihen as liderët e dy partive Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akoma është në mëdyshje se a do të braktisë koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE. Deputetë të saj kanë heshtur lidhje me këtë pyetje.

Siç mësohet kjo parti në ora 15.00 do të vendosë se a do të dalë përfundimisht nga koalicioni qeverisës me VMRO-DPMNE.

Votimi i ministrave të rinj erdhi pas dorëheqjeve të ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Transportit, Mile Janakievski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.