☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,375 ▲0.1%
DOW 45,395 ▲0.5%
NASDAQ 20,912 ▼0.18%
NAFTA 102.84 ▲3.21%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
ETH $2,062 ▲ +3.2% XRP $1.3406 ▲ +1.13%
S&P 500 6,375 ▲0.1 % DOW 45,395 ▲0.5 % NASDAQ 20,912 ▼0.18 % NAFTA 102.84 ▲3.21 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,375 ▲0.1 % DOW 45,395 ▲0.5 % NASDAQ 20,912 ▼0.18 % NAFTA 102.84 ▲3.21 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Partitë e koalicionit ende nuk po i gjejnë zëvendësministrat

Qeveria e Ramush Haradinajt e cila ka në udhëheqje 21 ministri, këto të fundit do t’i kenë edhe zëvendësit e ministrave. Mirëpo, emërimi i tyre ende nuk është bërë, ndonëse parashihet të jenë rreth 50 të tillë. Kujtojmë se qeveria “Mustafa” kishte pothuajse 70 sish.

Qeveria e re e Kosovës e cila do të funksionojë me 21 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra, së shpejti pritet që për ministrat e ndryshëm të emërohen edhe zëvendësit e tyre.

Partitë në koalicion kanë thënë për Express se ende nuk është diskutuar se kush dhe sa do të jetë numri, por që për këtë do të vendoset së shpejti.

Enver Hoxhaj nga PDK-ja tha të mërkurën për Express se janë në proces të konsultimit me partnerët e koalicionit dhe shpejt përmbyllet procesi. “Jemi në proces të konsultimit me partnerët e koalicionit për zëvendësministra dhe shpejt përmbyllet procesi. Kur nënshkruhen vendimet, është çështje që i takon kryeministrit”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Derisa edhe Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha për Express se ende nuk është vendosur rreth zëvendësve të ministrave. Derisa nuk japin ndonjë afat kohor se kur mund të përfundojë edhe ky proces i kabinetit qeveritar.

Bilall Sherifi nga Nisma tha për Express se ende është herët për të përmendur emra për që gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur.

“Herët është për të përmendur emra. Besoj që në kohën e duhur do të merret vendimi”, ka sqaruar ai.

Të njëjtat fjalë i thonë edhe nga partia e Behgjet Pacollit rreth emërimit të zëvendësministrave të tyre.

Ramush Haradinaj arriti të bëhej kryeministër i Kosovës për të dytën herë. Ai mori besimin e 61 deputetëve për të qenë në krye të Qeverisë së re të Kosovës, Qeveri kjo që erdhi pas rrëzimit të Qeverisë “Mustafa”, e cila u shpërbë nga parlamenti përmes mocionit të pozitës, të cilin e përkrahu edhe PDK-ja, si partner koalicioni.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.