Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.85 ▼1.78%
ARI 4,643 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,065 ▼ -1.43% ETH $2,142 ▼ -2.19% XRP $1.4483 ▼ -0.71% SOL $89.0700 ▼ -0.75%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.85 ▼1.78 % ARI 4,643 ▲0.81 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.85 ▼1.78 % ARI 4,643 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

“Partitë politike në Maqedoni të gatshme për zgjedhjet lokale”

Partitë politike në Maqedoni tashmë kanë intensifikuar aktivitet partiake në terren dhe thonë janë të gatshme të futen në garë zgjedhore. Siç ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në tetor.

 

Por, njohësit e çështjeve politike thonë se vendimtare për të siguruar fitore do të jetë kualiteti i kandidatëve për kryetar komune, me të cilët do të garojnë në zgjedhje si dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Mitko Gaxhovski nga Fakulteti i shkencave politike në Shkup për Radion Evropa e Lirë, konsideron se pushteti vendor përfundimisht duhet të reflektojë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve.

Gaxhovski thotë se kësaj radhe më shumë do të votohet për personalitetin që do të garojnë për të fituar besimin e qytetarëve që të drejtojë një komunë të caktuar sesa partinë, sepse qytetarët tanimë saktë e dinë se kush ka kapacitet për tu mundësuar një jetë më kualitative.

Por, njohësi i çështjeve politike, Selim Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë thotë se partitë politike kësaj radhe do të duhet t’i kushtojnë shumë kujdes edhe listës së kandidatëve për këshilltarë komunalë, me të cilën do të garojnë në zgjedhje sepse gara mes partive do të jetë shumë e ngushtë.

Faktori ndërkombëtar, sa i përket organizimit të zgjedhjeve, në vazhdimësi ka njoftuar për një varg parregullsish, sa i përket mungesës së ndarjes së pushtetit nga partia, lirisë së mediave si dhe përdorimit të administratës si një makineri votuese për partitë në pushtet.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje të integrimeve Bujar Osmani ka theksuar se zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë, paraqesin një nga shtyllat kryesore të planit qeveritar të njohur si plani 3-6-9, që në esencë synon t’i japë shtytje procesit integrues .

 

Qeveria e re Maqedonisë është zotuar se do të parandalojë shfrytëzimin e resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore, si dhe do të angazhohet të parandalojë çfarëdo lloj presioni që mund tu bëhet të punësuarve në administratë.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, gjatë kësaj jave tha se nëse gjërat rrjedhin sipas dinamikës së paraparë, ai deri në 6 tetor do të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve lokale për tu realizuar ato më 15 tetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.