Politika

Pas energjisë elektrike, Rama njofton tjetër aksion të rëndësishëm: Prijeni vetë, në të kundërt…

Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një aksioni të gjerë në rang kombëtar.

Pas energjisë elektrike do të nisin prerjet e paligjshme të ujit të pijshëm dhe për ata që nuk kanë paguar faturat.

Rama tha se do t’u lihet një afat të gjithë të gjithë atyre që kanë abuzuar me ujin e pijshëm, ndërsa më pas do jetë qeveria ajo që do ndërhyjë duke bërë të njëjtën gjë si me reformën në sektorin energjetik.

“Njësoj si me energjinë elektrike, është koha të bëjmë shtet edhe me ujin. Do t’u japim kohë, disa muaj, të gjithë atyre që vazhdojnë të vjedhin ujin, duke përfituar nga lidhjet e paligjshme, pa matëse, duke nxjerrë zorrën e ujit nga lokali dhe duke vaditur rrugën. Në bashkëpunim me kryetarët e bashkive, do fillojmë prerjet masive të lidhjeve të paligjshme të ujit.

Gjithashtu, dua të bëj me dije një fakt rrëqethës se Shqipëria sot harxhon trefishin e ujit të pijshëm që ka nevojë. Mjafton që uji të shitet si mall, të kursehet te derdhjet e panevojshme të tij, jo vetëm ka për të gjithë, por është i gjithi i aksesueshëm nga pikëpamja financiare.

Njësoj si me energjinë elektrike, po përgatisim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, me Ministrinë e Energjisë, paketën e subvencionit social për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, që të mos ndjejnë një barrë shtesë për tarifën e ujit”, tha Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button