⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.94 ▲2.04%
ARI 4,081 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,168 ▲ +0.16% ETH $2,356 ▲ +0.39% XRP $1.3271 ▲ +0.48% SOL $102.2800 ▲ +1.11%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Pas gazit, ftesë investitorëve nga Azerbajxhani për investime në turizëm

“Përfitimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë të forcimit të peshës strategjike të Shqipërisë si portë dhe qendër rajonale për energjinë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, do të kontribuojë akoma më shumë në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon.

Shqipëria mirëpret vëmendjen e shtuar të Azerbajxhanit në zhvillimin e projekteve rajonale të energjisë, që do të afronte edhe më tej vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa në të njëjtën kohë do të forconte edhe pozitat e tyre energjetike” do të shprehej z.Begaj.

Por teksa gjithmonë sa herë flitet për marrëdhëniet ekonomike mes vendeve në fokus është gazifikimi edhe në kontekstin e projekteve të zbatuara për Presidentin Begaj turizmi është një tjetër sektor ku investimet nga Azerbajxhani janë të mirëpritura. Aktualisht vendi po përjeton një rritje të shpejtë të vizitorëve dhe një vëmendje të shtuar të investimeve në sektor.

“Të dyja vendet tona e shohin turizmin me përparësi, si një sektor tejet të rëndësishëm për ekonominë. Për këtë arsye, thellimi i bashkëpunimit dhe prania e investimeve azere edhe në drejtim të turizmit janë të mirëpritura. Heqja e vizave është gjithashtu një tjetër mënyrë për të afruar më tej popujt tanë. Siç e përmenda, Presidenti Aliyev është një njeri që i përmbush premtimet në realitet, dhe sot më tha se heqja e vizave do të realizohet shumë shpejt” do të shprehej Presidenti në deklaratën për shtyp pas vizitës shtetërore në Azerbajxhan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.