☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.09 ▲1.96%
ARI 4,490 ▼1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,324 ▼ -1.21% ETH $2,127 ▼ -2.07% XRP $1.3924 ▼ -1.91% SOL $89.5000 ▼ -3.24%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.09 ▲1.96 % ARI 4,490 ▼1.37 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.09 ▲1.96 % ARI 4,490 ▼1.37 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Opinion

Pas ikjes së Kryepeshkopit Anastas do shikojmë kishën e vërtetë shqiptare

Nga BEN ANDONI

Vdekja e klerikut më të lartë të kishës ortodokse shqiptare është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi Janullatos për shkak të shtetësisë, qëndrimeve dhe mënyrën sesi është sjellë në krye të kishës shqiptare ka krijuar shumë respekt, por jo pak herë reaksione të ndryshme. Përballja e çdo veprimtarie të Kishës ortodokse shqiptare ka pasur kundërshti, që kleriku i kulturuar ia ka fashitur me maturinë, kulturën e madhe dhe kujdesin. Politika jonë e të gjitha krahëve pavarësisht se indirekt e ka ngacmuar, përpara tij ka qenë vlerësuese dhe jo vetëm: i ka vlerësuar maturinë, kulturën dhe mbi të gjitha rolin e tij. Megjithëse autoritetet shqiptare ia vonuan shtetësinë, më 2017 ia akordoi përmes presidentit Meta.
Brenda kishës sonë kundërshtarët e tij të pakët se kanë pasur dot staturën e mjaftueshme të përballjes, qoftë sa i përket problemeve teologjike; atyre të tjerave që lidhen me kishën shqiptare; ashtu si edhe atyre të natyrës organizative. Kjo shpjegon edhe faktin që ai vazhdoi i qetë që nga viti 1992 të drejtojë por edhe ta kalojë tranzicionin e vështirë të organizimit të kishës shqiptare nga hiçi i socializmit deri në përgatitjen e një personeli të tërë deri në klerikët më të lartë, që tashmë do u duhet të marrin fatin e kishës ortodokse shqiptare dhe do të tregojnë thellësinë e rrënjosjes së besimit ndër shqiptarë.
Kuptohet se do të duhen kohë, që Shqipëria të ketë një klerik me formimin dhe staturën e Kryepeshkopit Janullatos. Sa i përket marrëdhënieve vështirë se kisha jonë do të ketë një përfaqësues të tillë me aq njohje dhe respekte, jo vetëm nga vendi i tij i origjinës (Greqia) por edhe nga vetë Patriarkana. Të mendosh kryepeshkopi (emri zyrtar: Anastiasos Gerasimos Yannoulatos) ka qenë deri drejtuesi i Përgjithshëm Apostolik i Kishës Ortodokse Greke, që nënkupton funksioni më i lartë administrativ i njërës prej kishave më të fuqishme ortodokse. Shërbeu në disa vende të Afrikës, ku përhapi dhe ngriti misionet e krishtera ortodokse në Kenia, Uganda dhe Tanzani, në emër të Patriarkanës. Kurse në fillim vitet ’90 erdhi si eksark (përfaqësues diplomatik klerikal) në Shqipëri për ta ngritur kishën tonë dhe në vitin 1992 u zgjodh si primati i saj. Jo vetëm ringritja e shumë kishave kudo në vend, por edhe përfundimi i katedrales së madhe në Tiranë dhe realizimi i Akademisë së klerikëve në Shën Vlash të Durrësit do jenë një trashëgimi, që do mjaftonin ta mbanin figurën e tij shumë të respektuar.
Sinodi i shenjtë, organizimi i cili do përcaktojë pasardhësin e tij, do i duhet pak kohë sipas statutit të përcaktojë klerikun, që do ta pasojë. Për fat, tashmë janë disa klerikë në krye të peshkopatave me origjinë shqiptare, por pesha e tyre do duket kur ta drejtojnë kishën shqiptare. A do ketë më përballje mes individëve, që jo pak herë dalin dhe mëtojnë për probleme teologjike ose të respektit të autoritetit të kishës së dikurshme; si do të vazhdojë respekti dhe vlerësimi për figurën e Fan Nolit dhe patriotëve të tjerë të kishës; sa do mundin të përballin shterimin e besimtarëve në një kohë gjithnjë e më larg religjionit…?! Një varg pyetjesh, por të gjitha këto mbeten të shikohen, kurse kisha jonë i duhet të tregojë sesa do ta përcjellë trashëgiminë e të ndjerit Janullatos dhe individualitetin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.