☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.74 ▲6.63%
ARI 4,527 ▲2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,042 ▼ -4.24% ETH $1,987 ▼ -3.72% XRP $1.3267 ▼ -2.38% SOL $82.8000 ▼ -4.01%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.74 ▲6.63 % ARI 4,527 ▲2.67 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.74 ▲6.63 % ARI 4,527 ▲2.67 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pas një rënie sistematike, serviset e makinave rrisin tarifat në janar

Shërbimet e riparimit të automjeteve janë rritur ndjeshëm në muajin janar pas një rënie sistematike që kishin pësuar përgjatë vitit të 2016. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin janar 2017, çmimet e shërbimeve të riparimit të automjeteve pësuan një rritje 3.5 % në krahasim me vitin e kaluar.

Përgjatë gjithë vitit që shkoi çmimi i këtyre shërbimeve ishte në rënie. Burimet nga tregu pohojnë se rritja e çmimeve lidhet me disa faktorë, por ndër kryesorët janë rritja e pjesëve të çmimeve të pjesëve të këmbimit që importohen nga jashtë vendit.

Gjithashtu rritja gjithnjë e më shumë e numrit të makinave të vjetra në përdorim po ushtron presion mbi kërkesën e serviseve të automjeteve.

Një njësi e shitjeve me shumicë të pjesëve të këmbimit në Laprake pohoi se pa fitime të larta dy vitet e fundit teksa vendosi të hapte një servis të posaçëm për mjetet e rënda.  Fitimet nga shërbimet e servisit, pohuan ata, po mbulojnë humbjet nga rënia e shitjeve për shkak të krizës së viteve të fundit.

Përdorimi i makinave të vjetra është stimuluar fort vitet e fundit, kur qeveria para vitit 2013 hoqi tarifat doganore për importin e automjeteve. Për rrjedhojë mosha mesatare e përdorimit të makinave në vendin tonë është mbi 18 vjet, gati trefishi i moshës së përdorimit të automjeteve në BE dhe vjetërsia më të lartë në raport me vende të tjera të rajonit.

Mosha e vjetër e makinave e ka çuar në lulëzim serviset e automjeteve, të cilat nga ana tjetër duket se janë sektori më i pak i formalizuar në vend. Këto biznese janë në listën e bizneseve me riskoze përsa u përket pagesës së detyrimeve fiskale.

Duke marrë në konsideratë moshën e vjetërsisë së automjeteve, makinat në Shqipëri i përkasin standardit “Euro 1”. Për rrjedhojë ministria e Mjedisit ka iniciuar një nisme sipas të cilës makinat  e vjetra  të vendosin impiante që minimizojnë uljen e ndotjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.