🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.76 ▼2.34%
ARI 4,806 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +5.03% ETH $2,377 ▲ +8.82% XRP $1.3696 ▲ +3.27% SOL $86.1700 ▲ +5.28%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Pas Nju Jorkut, Thaçi e Mustafa te Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga pritet të jetë sërish nikoqire e një takimi ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së, posa kryeministri në largim Hashim Thaçi të kthehet nga Nju Jorku.

pas-nju-jorkut-tha-ccedil-i-e-mustafa-te-jahjaga_hdNë atë takim, burime të gazetës Tribuna, thonë se do të diskutohet për pozicionet kryesore që do të ndahen ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ku do të dëgjohet edhe qëndrimi final i presidentes Jahjaga rreth synimeve të PDK-së për të marrë postin e presidentit të shtetit.

Nënshkrimi i marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje dhe ndarje të posteve do të duhej të nënshkruhej para seancës së 8 dhjetorit. Në të kundërtën, sërish procesi do të rrezikohej dhe gjithçka mund të kthehet në pikën zero.

Deklarata parimore e nënshkruar ndërmjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës tregon zotimin dhe gatishmërinë për bashkëqeverisje, por jo edhe ndarjen e posteve kryesore, ku përfshihen ai i kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe madje ai i presidentit, ndonëse Jahjaga ka mandat deri në mesin e vitit 2016.

Në procesin aktual të formimit të institucioneve, PDK aktualisht ka një pozicion më të mirë sesa në periudhën e pas 10 qershorit, kur ish-Blloku LVAN e kishte bojkotuar atë duke e lënë pa asnjë parti partnere në përbërjen e re të Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.