Moda
Jennifer Lawrence, magjepsëse për “Dior”
Nëse prisnit ta shinit në ceremoninë e çmimeve Oscar dhe mbetët të zhgënjyer, mos u shqetësoni. Doza e duhur për të plotësuar fantazinë tuaj për Jennifer Lawrence është këtu.
Gjigandi i modës “Dior” sapo nisi fushatën për modelin më të fundit të çantave dhe J.Law është aty për të treguar bukurinë e saj orgjinale me një tualet minimal.
Në reklamën për produktin e ri të shtëpisë prestigjoze të modës aktorja shfaqet me një veshje sportive “slim-fitting”, që i përket koleksionit pranverë-verë 2015, këpucë të zeza lëkure dhe çanta me ngjyra të ndryshme si të verdhë, rozë dhe blu.