☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,824 ▲0.65%
DOW 51,528 ▲0.51%
NASDAQ 27,638 ▲0.59%
NAFTA 89.56 ▲0.15%
ARI 4,205 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,468 ▼ -0.34% ETH $2,684 ▼ -1% XRP $1.4972 ▼ -0.36% SOL $120.3600 ▲ +0.17%
S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,528 ▲0.51 % NASDAQ 27,638 ▲0.59 % NAFTA 89.56 ▲0.15 % ARI 4,205 ▲1.15 % S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,528 ▲0.51 % NASDAQ 27,638 ▲0.59 % NAFTA 89.56 ▲0.15 % ARI 4,205 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pas tubimit të bashkimit në Prishtinë, LDK poston videomesazhin për Osmanin: Vjosë mirë se erdhe në shtëpi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një videomesazh me tone emocionale dhe politike për Vjosa Osmanin, një ditë pas tubimit të organizuar në kuadër të afrimit mes palëve para zgjedhjeve të 7 qershorit. Në mesazhin e shpërndarë nga LDK-ja, partia e cilëson veten si “shtëpia politike” që ka formuar si Osmanin ashtu edhe strukturat e saj historike.

“Kjo është LDK-ja jonë. Kjo është shtëpia politike që na ka formuar të dyve. Shtëpia që na ka mësuar ta duam Kosovën para vetes. Shtëpia që, edhe në ditët më të vështira, nuk e humbi kurrë besimin tek Republika”, thuhet në deklaratë.

Më tej, mesazhi vazhdon me thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët për forcimin e partisë.LDK-ja e konsideron momentin aktual si një zhvillim të rëndësishëm politik, duke folur edhe për krijimin e një “momentumi të ri” brenda subjektit.

“Kjo shtëpi sot na thërret të dyve. Është koha t’i japim të gjitha kësaj shtëpie. Yjet politike na kanë sjellë sërish në një vend. Në të njëjtin vend që ndihemi të dy mirë! Le ta krijojmë këtë momentum në një lidhje që qëndron në kohë. Prandaj sonte, le ta kuptojmë se ky nuk është vetëm bashkim politik. Ky është kthim në shtëpi. Prandaj, mirë se erdhe Vjosë në shtëpi!”, thuhet në njoftim.

Para largimit, Osmani ka qenë një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe, në karrierën e saj politike, ka ushtruar funksione të rëndësishme institucionale, përfshirë atë të presidentes dhe deputetes.

Raportet e saj me strukturat e atëhershme të LDK-së u përkeqësuan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I. Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo.

Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi mandatin deri në përfundim, por mosmbështetja për një mandat të dytë nga LVV-ja prishi raportet mes tyre. Kryeministri në detyrë, Kurti, synon një mandat të ri pas fitores së LVV-së në dy palë zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht në shkurt dhe më pas në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.

Në të fundit, partia e tij mori mbi 51 për qind të votave dhe Kurti doli sërish si më i votuar. Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se, në zgjedhjet e 7 qershorit, synon të fitojë 60 për qind të votave. LVV-ja tashmë ka konfirmuar edhe vazhdimin e koalicionit me Guxo-n, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.