Pas vendimit të Hagës, sot mblidhen Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së
Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sot në selinë qendrore të partisë.
Telegrafi mëson nga burime se takimi pritet të nisë nga ora 11:00.
Mbledhja e strukturave drejtuese të PDK-së vjen një ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku katër ish-krerë të UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Në takim pritet të diskutohen zhvillimet e fundit pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, si dhe qëndrimet e mëtejshme të partisë. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.