☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 91.90 ▲4.28%
ARI 4,399 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,885 ▼ -1.27% ETH $2,142 ▼ -0.86% XRP $1.3996 ▼ -2.66% SOL $89.3800 ▼ -2.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Pas vendimit të Supremes, Daka tregon se kur ndodh certifikimi i rezultateve

Pas vendimit të Gjykatës Supreme rreth ankesave të kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 11 qershorit, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka treguar se kur mund të ndodhë edhe certifikimi i rezultateve.

Daka në një prononcim për Express ka thënë se tash pas vendimit të Supremes duhet pritur edhe vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të proceduar më tutje.

“Pas vendimit të Supremes duhet pritur për vendimin e PZAP-it. Tash PZAP duhet prapë me vendos dhe të na dërgojë atë vendim kështu që na nuk mundemi me vendos pa e marrë atë vendim. Besoj që brenda disa orëve e marrim vendimin e PZAP-it dhe mandej vendosim”, është shprehur kryetarja e KQZ-së.

Ajo tha se në qoftë se gjithçka është në rregull, atëherë certifikimi mund të ndodhë gjatë javës, e nëse ka ndonjë rinumërim nuk mund të ketë certifikim këto ditë.

Daka sqaroi se këtë mund ta dijë vetëm pasi ta marrë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndërkaq, Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke hedhur poshtë tri të tjera.

Gjykata Supreme tregon se ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), është pranuar si e bazuar. Edhe ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar.

Ndërkaq, kërkesa që është refuzuar është ajo e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani.

Po ashtu, kjo gjykatë bëri me dije se është refuzuar si e pabazuar edhe ankesa e Slavko Simic nga Lista Serbe sikurse edhe e kandidatëve tjerë për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.