☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Pasardhësi i Vlahutin në Tiranë, do të vijë italiani Luigi Soreca

Do të jetë një italian zëvendësuesi i Romana Vlahutinit, ai që do të përfaqësojë prezencën e Bashkimit Europian në Tiranë.

Bëhet fjalë për Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishëm i Komisionit Europian në Bruksel i cili pas pak muajsh do të lërë zyrën e tij në Belgjikë për t’u zhvendosur dhe punuar në Shqipëri.

Luigi Soreca, me origjinë italiane dhe do të fillojë zyrtarisht punë në muajin Shtator. Ai është jurist në formimin e tij akademik, dhe i është bashkangjitur Komisionit Europian që në vitin 1999. Zoti Soreca ka koordinuar gjatë drejtimit të Komisionit Europian nga Jean Claude Junkcer përpjekjet për përgatitjen, adoptimin dhe zbatimin e Axhendës Europiane për Sigurinë të Prillit 2015 dhe për Sigurinë e Komunikimeve të BE, nga Prilli i 2016 e deri më tani.

Luigi Soreca është një njohës i mirë i Shqipërisë për shkak të angazhimeve të mëparshme si një nga figurat kyçe në Bruksel për liberalizimin e vizave që i mundësoi të gjithë shqiptarëve të përfitonin nga regjimi pa viza në vendet e Bashkimit Europian, që prej 2010.

Soreca ka njohuri të gjera për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të sjellë në Shqipëri eksperiencën e tij më shumë se 20-vjeçare në çështjet e sigurisë së BE, përfshi zgjerimin, me shumë rëndësi për fazën e ardhshme të Shqipërisë.

Soreca ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare duke qenë përgjegjës për shumë negociata të BE veçanërisht me SHBA, me të cilat ka një marrëdhënie të ngushtë.

Reforma në drejtësi, ligji dhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës dhe terrorizmit do të jenë objektivat e ambasadorit të ri të BE-së në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.