🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,590 ▲0.14%
DOW 46,379 ▲0.37%
NASDAQ 21,887 ▼0.27%
NAFTA 91.37 ▲3.68%
ARI 4,427 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,167 ▼ -0.87% ETH $2,142 ▼ -0.54% XRP $1.4056 ▼ -3% SOL $90.1200 ▼ -0.71%
S&P 500 6,590 ▲0.14 % DOW 46,379 ▲0.37 % NASDAQ 21,887 ▼0.27 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,427 ▲0.44 % S&P 500 6,590 ▲0.14 % DOW 46,379 ▲0.37 % NASDAQ 21,887 ▼0.27 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,427 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pascal Lamy: BE-ja modeli më i mirë, çfarë duhet bërë që ta mbrojmë

“Do të kemi mbështetjen e qytetarëve vetëm nëse siguria do të funksionojë, thotë ish- komisioneri i Tregtisë. Europa është një projekt qytetërimi ku shteti social dhe tregu gjejnë ekuilibrin” Pascal Lamy, 69 vjeç, është një mbështetës i fortë i BE-së, komisioner në Bruksel, drejtor i Organizatës Botërore të Tregtisë, president i “Jacques Delors Institute”. Në një intervistë për “Corriere”, tregon se përse duhet mbrojtur ky projekt.

Si do ta përcaktonit ‘projektin e qytetërimit’?

Europa është vendi, ku pavarësisht gjithçkaje, ekziston një ekuilibër mes performancave ekonomike dhe çështjeve sociale, ka mbështetje kulturore, ekologjike, të drejta dhe mbrojte sociale. Jemi një ekonomi sociale tregu me ndjeshmëri për mjedisin; ky është programi, ky është sistemi operativ i Europës, duhet ta mbrojmë.
Europa është dhe duhet të mbetet projekti më tërheqës në botë. Duhet të riafirmojmë vlerat, duke ndërmarrë iniciativën.

Cila mund të jetë baza për këtë? Duhet të vihet theksi te çështjet ekonomike apo ato të identitetit; ndaj rritjes apo sigurisë, terrorizmit, emigracionit?

Do të duhet të bëhen të gjitha gjërat. Problemet ekonomike nuk shpjegojnë Brexit, skenofobinë e Alternative für Deutschland, garimin e Trump në Amerikë, rastet e populizmit në vendet e pasura. Pa luftën kundër terrorizmit dhe kontrollin e emigrantëve nuk mund të gjendet rruga drejt ndërtimit europian. Nuk mund të rifitojmë mbështetjen e opinionit publik nëse Europa nuk tregon se funksionon nga pikëpamja e sigurisë. Që nga viti 1941 është nisur një mesazh i fortë që Europa e bashkuar ishte një mesazh i duhur kundër fashizmit. Nuk mund të themi se sot gjendemi në të njëjtat kushte, por duhet të nisemi nga vlerat. Duhet të zhvillojmë një luftë politike të vërtetë me gjuhë politike dhe më pak diplomatike.

A mund ta bëjnë këtë tre liderët që janë në prag të mbarimit të mandatit të tyre?

Renzi ka referendumin këtë vit, Hollande zgjedhjet në pranverën e ardhshme dhe Merkel në vjeshtën 2017.
Nuk ka asnjë dyshim që të tre gjenden në një situatë të vështirë politike, por nuk mund të pritet më. I imagjinoj duke kërkuar energji të re për Europën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.