☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.82 ▲0.91%
ARI 4,056 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,698 ▼ -1.04% ETH $2,055 ▼ -2.24% XRP $1.0597 ▼ -2.73% SOL $83.5500 ▼ -2.37%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.82 ▲0.91 % ARI 4,056 ▲0.63 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.82 ▲0.91 % ARI 4,056 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pashkët/ Korça përgatitet për dyndje turistësh vendas e të huaj

Festa e Pashkëve ka veshur qytetin juglindor të Korçës me nuanca festive. Bashkia e Korçës për të rritur atraktivitetin në këto ditë festive, ku dhe shumë emigrantë janë kthyer për të qenë pranë familjeve të tyre në ditët festive të shënuara të Pashkëve, ka organizuar dy panaire të veçantë.

Zyra e shtypit e bashkisë së Korçës bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se këtë vit, ndryshe nga më herët janë dhe dy panaire, ai i Poçerisë dhe panairi i Pranverës.

Panairi i Pranverës e ka nisur rrugëtimin më 13 prill dhe përfundon ekspozimin e produkteve nga bizneset që marrin pjesë më 8 qershor, në ditën e karnavaleve. Ndërsa panairi i poçerisë i kushtohet festës së Pashkëve dhe është çelur të hënën, për t’u mbyllur të dielën.

Në Korçë gjatë festave pritet dyndje turistësh vendas dhe të huaj, të cilët kanë pushtuar hotelet e qytetit, por dhe zonat turistike më të njohura si Dardha, Voskopoja, Prespa… etj. Disa prej hoteleve, të kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, u shprehën se janë plotësuar rezervimet.

Korça vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe të turizmit, falë dhe investimeve të shumta si brenda qytetit, dhe në zonat kryesore turistike.

Qytetit tashmë i është kthyer “Pazari i Vjetër” një zonë, ku në ditë feste është fat të gjesh vend për të konsumuar qoftë dhe një kafe. Parku i qytetit, gjithashtu ka pësuar ndryshime infrastrukturore, duke u kthyer në një oaz paqeje dhe qetësie për banorët. Maja e Moravës, një atraksion tjetër që ndodhet pak minuta larg qendrës të Korçës, ofron surpriza të shumta për turistët. Për aventurierët është Dardha dhe Voskopoja, ku gjelbërimi, pista e skive gjatë sezonit dimëror, agroturizmi dhe hiking janë kryefjalë e këtyre dy prej zonave më të vizituara në vend përgjatë gjithë vitit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.