☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.78 ▲0.86%
ARI 4,057 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,656 ▼ -1.11% ETH $2,052 ▼ -2.48% XRP $1.0562 ▼ -3.08% SOL $83.3200 ▼ -2.65%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.78 ▲0.86 % ARI 4,057 ▲0.66 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.78 ▲0.86 % ARI 4,057 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kuriozitete

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në T

Anija kozmike Voyager 1 e NASA-s pritet të shënojë një tjetër arritje historike më 18 nëntor 2026, kur distanca e saj nga Toka do të arrijë rreth 26 miliardë kilometra. Për herë të parë, një objekti i krijuar nga njeriu do t’i duhet një ditë e plotë drite, ose 24 orë, që sinjali i tij të mbërrijë në planetin tonë.

E nisur në vitin 1977, Voyager 1 është pjesë e një prej misioneve më të rëndësishme të eksplorimit hapësinor, së bashku me Voyager 2, të cilat u nisën vetëm disa javë larg njëra-tjetrës. Fillimisht, misionet ishin planifikuar të zgjasnin vetëm katër vjet, por ato vazhduan udhëtimin për dekada, duke eksploruar planetët gjigantë të Sistemit Diellor dhe rajone të panjohura të hapësirës.

Voyager 1 hyri në hapësirën ndëryjore në vitin 2012, ndërsa Voyager 2 në vitin 2018. Që atëherë, të dyja sondat kanë dërguar të dhëna të rëndësishme për shkencëtarët mbi kufijtë e Sistemit Diellor dhe mjedisin përtej tij.

Shkencëtari grek Stamatis Krimizis, një nga anëtarët e parë të ekipit shkencor të misionit, e cilësoi Voyager si objektin më të largët të krijuar nga njerëzimi dhe një mesazh të njerëzimit drejt galaktikës. Ai theksoi se një nga arritjet më të mëdha të misionit është kalimi përtej Sistemit Diellor dhe eksplorimi i hapësirës ndëryjore.

Gjatë dekadave të udhëtimit, dy sondat kanë bërë zbulime të rëndësishme. Ato kanë zbuluar unaza rreth Jupiterit, Uranit dhe Neptunit, aktivitet vullkanik në hënën Io të Jupiterit, si dhe gejzerë akulli në Triton, një nga hënat e Neptunit. Gjithashtu, kanë studiuar fushat magnetike, magnetosferat dhe kufijtë e heliosferës.

Megjithatë, pavarësisht jetëgjatësisë së jashtëzakonshme, misionet po i afrohen fundit. NASA ka konfirmuar se rezervat e energjisë së të dyja anijeve kozmike po pakësohen dhe funksionimi i tyre nuk pritet të zgjasë edhe shumë.

Ekspertët e NASA-s e cilësojnë jetëgjatësinë e Voyager si një arritje të jashtëzakonshme teknologjike, duke theksuar se pajisjet e projektuara rreth 60 vite më parë vazhdojnë të funksionojnë në kushte ekstreme të hapësirës.

Ndërkohë, NASA po përgatit terrenin për një mision të ri, të quajtur Sonda Ndëryjore, i cili synon të eksplorojë më tej hapësirën përtej Sistemit Diellor. Sipas përfaqësuesve të agjencisë, edhe me teknologjinë e re, udhëtimi drejt hapësirës ndëryjore mund të kërkojë të paktën 30 deri në 35 vite.

Misionet Voyager mbeten ndër projektet më jetëgjata dhe më të rëndësishme në historinë e eksplorimit hapësinor, duke zgjeruar njohuritë njerëzore për Universin dhe duke hapur rrugën për misionet e ardhshme drejt hapësirës së thellë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.