☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,603 ▲1.49%
DOW 46,395 ▲1.79%
NASDAQ 21,991 ▲1.59%
NAFTA 88.47 ▼9.94%
ARI 4,419 ▼3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,121 ▲ +1.88% ETH $2,127 ▲ +2.15% XRP $1.4319 ▲ +2.76% SOL $89.9100 ▲ +2.73%
S&P 500 6,603 ▲1.49 % DOW 46,395 ▲1.79 % NASDAQ 21,991 ▲1.59 % NAFTA 88.47 ▼9.94 % ARI 4,419 ▼3.41 % S&P 500 6,603 ▲1.49 % DOW 46,395 ▲1.79 % NASDAQ 21,991 ▲1.59 % NAFTA 88.47 ▼9.94 % ARI 4,419 ▼3.41 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Pasi ikin ambasadorët, plas ‘sherri’ në grupit e PS, ministrja Nikolla dhe deputetja Hafizi

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka shkuar aq qetë, pas largimit të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Nga burime brenda PS-së thuhet se ka pasur një debat të fortë mes ministres së Arsimit Lindita Nikollës dhe deputetes së Shkodrës, Mimoza Hafizi.

Një status i disa ditëve më parë i deputetes Hafizi, e cila denonconte shkarkimin nga puna të një mësueseje, duket se ka qenë pikënisja e konfliktit në mbledhjen e grupit të PS-së.

Hafizi ka kërkuar llogari për shkarkimin e mësueses, që sipas saj është hequr nga detyra pasi është cilësuar si mbështetëse e ‘lëvizjes Blushi’.

Por ministrja e Arsimit, Nikolla ka sqaruar se mësuesja detyronte nxënësit që të ndiqnin kurset e saj private, në këmbim të një notë të lartë, duke shtuar se arsimtarja është nën hetim.

Ndërkohë, mësohet se pjesë e debatit është bërë edhe kryeministri Edi Rama.

Pas këtij debati, deputetja Hafizi ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.