☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,540 ▲0.77%
DOW 52,431 ▲0.16%
NASDAQ 26,202 ▲1.28%
NAFTA 71.68 ▼2.5%
ARI 4,130 ▲1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $63,270 ▲ +1.64% ETH $1,751 ▲ +0.68% XRP $1.0963 ▲ +0.59% SOL $78.2300 ▲ +1.23%
S&P 500 7,540 ▲0.77 % DOW 52,431 ▲0.16 % NASDAQ 26,202 ▲1.28 % NAFTA 71.68 ▼2.5 % ARI 4,130 ▲1.16 % S&P 500 7,540 ▲0.77 % DOW 52,431 ▲0.16 % NASDAQ 26,202 ▲1.28 % NAFTA 71.68 ▼2.5 % ARI 4,130 ▲1.16 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Kronika

Pastruesja i vjedh qindra mijëra euro ish-drejtores së koncensioneve

Grabitja e një shtëpie në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë për të cilën janë arrestuar nënë e birë Rozeta dhe Havier Dobi, ka nxjerr në pah një element të ri të papërfshirë në njoftimin e policisë.

Mësohet se banesa e grabitur më 15 dhjetor i përket Alda Klosit e cila ka qenë drejtore e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.

Policia e Tiranës thotë se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e ish bashkëpunëtores së ngushtë të Arben Ahmetajt,  arrin shumën e 120.000 eurove.

Në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur duke fshehur kështu identitetin e të grabiturës ish -shefes së drejtoreshës së koncensioneve kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Ekonomisë.

Do të jenë hetimet e mëtejshme të cilat do të zbulojnë, arsyen  se përse Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti,  kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.

Për momentin mbetet e paqartë nëse kjo shumë e konsiderueshme monetare vjedhur në shtëpinë e Alda  Klosit ishte e deklaruar apo jo siç e kërkon ligji për nëpunësit civil.

Burime policore që po hetojnë ngjarjen i thanë Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi shumës cash të grabitur në shtëpinë e saj.

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpuntor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë,  të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi, janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.

Nga rikontrolli banesës të Rozeta dhe Havier Dobi paraditen e të Dilës policia thotë se në tubin e aspirarorit gjeti të fsheshur 404.800 euro dhe 8.500 dollarë.

Të dhënat e deritanishme nga hetimi sugjerojnë se Rozeta Dobi krahas shtëpisë të Alda Klosit kujdesej edhe për shtëpitë e disa zyrtarëve  të tjerë të ministrisë së financave.

2 Komente

  • SEO Guy 09 January 2023, 11:12

    Prokuroria duhet te hapi edhe nje hetim per ish shefen e kabinetit te Arben Ahmetaj . Te gjithe e dine se ajo eshte e dashura dhe mikesha e tij me e ngushte

  • Andis 09 January 2023, 11:15

    Cfare behet ne kete shtet. Ka njerez qe punojne ne shtet me pune te ndershme dhe mezi i del ne fund te muajit. Kurse kjo e dashura e Arben Ahmetaj paska te pakten gjysem million euro cash ne shtepi .

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.