☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,784 ▲2.53%
DOW 47,947 ▲2.92%
NASDAQ 22,740 ▲3.28%
NAFTA 92.58 ▼18.03%
ARI 4,825 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $72,132 ▲ +5.42% ETH $2,249 ▲ +8.05% XRP $1.3837 ▲ +5.84% SOL $84.4800 ▲ +6.92%
S&P 500 6,784 ▲2.53 % DOW 47,947 ▲2.92 % NASDAQ 22,740 ▲3.28 % NAFTA 92.58 ▼18.03 % ARI 4,825 ▲2.99 % S&P 500 6,784 ▲2.53 % DOW 47,947 ▲2.92 % NASDAQ 22,740 ▲3.28 % NAFTA 92.58 ▼18.03 % ARI 4,825 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Pasuesit e mundshëm të Flynn, 3 ish-gjeneralë në garë

Michael Flynn dha dorëheqjen si këshilltar i sigurisë kombëtare mbrëmjen e së hënës, duke lënë vakant një nga postet më të rëndësishme në administratën e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportimeve të CNN, presidenti Donald Trump i ka kërkuar gjeneralit në pension Keith Kellogg, dikur shef i personelit të Këshillit të Sigurisë, për të marrë përkohësisht këtë detyrë.

Por Kellogg ishte në garë për të marrë këtë post me kohë të plotë, sikurse dhe gjenerali në pension David Petraeus dhe ish-nënadmirali Bob Harward, ka thënë një burim për CNN dhe tani ata janë në garë sërish.

Njësoj si Flynn, Kellogg është një ish-gjeneral me 3 yje, që u tërhoq dhe vendosi të shërbejë në administratën Trump.

Ai punoi nën urdhërat direkte të Flynn derisa ky i fundit dha dorëheqjen, ndërsa më herët kishte punuar si këshilltar për politikën e jashtme të Trump gjatë fushatës elektorale.

Edhe Petraeus është një ish-ushtarak, që ka shërbyer për vite të tëra nën armë, përpara se të arrinte shkëlqimin, por edhe rënien në karrierën e tij gjatë administratës Obama.

Petraeus ishte një nga figurat ushtarake kyçe që përgatiti qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj konflikteve në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, ai fitoi shumë popullaritet për punën që bëri në Irak për të frenuar dhunën që kishte kapluar vendin nga fundi i viteve 2000.

Më pas ai udhëhoqi trupat në Afganistan dhe më vonë u emërua nga nga presidenti Obama në krye të CIA-s. Por shumë shpejt do të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë për shkak të një afere jashtëmartesore me biografen e tij.

Edhe nënadmirali Harward ka shërbyer në marinë, madje në radhët e njësisë elitë Navy Seal. Gjatë administratës Obama ai shërbeu si numri dy i Qendrës së Komandës së SHBA.

Pas tërheqjes nga ushtria, ai shërbeu si drejtues në kompaninë amerikane të armatimeve “Lockheed Martin UAE”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.