🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,444 ▼ -1.91% ETH $2,201 ▼ -1.75% XRP $1.3312 ▼ -1.16% SOL $82.0600 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Patriarku Kirill takon Ramën: Keni ndryshuar Tiranën kur ishit kryebashkiak

15 vjet më parë kur Patriarku Kirill erdhi në Tiranë, Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë të Tiranës, ndërsa sot ai është kryeministër i Shqipërisë. Vetë Patriarku falenderoi Ramën për ndryshimet e Tiranës, kur ai ishte si kryebashkiak, duke u shprehur se “çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut”.
“Faleminderit shumë për këtë pritje, jam shumë i impresionuar nga arritjet në Tiranë, janë ndryshime vërtetë të jashtëzakonshme.Tirana tani është qytet shumë i bukur. Merita shumë e madhe ju përket juve, si kryebashkiak i Tiranës, dhe unë ju përgëzoj për veprat e mëdha që keni kryer në atë post. Çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut, estetika është faqja e jashtme e harmonisë por kur flasim për harmoninë nuk flasim vetëm për gjëra e jashtme, po mund të theksoj lidhjen e ngushtë mes kulturës së njerëzve dhe punës së Kishës. Në një vizitën time nuk do tu them konkretisht në cilin vend, pata mundësinë të njihesha me shembujt e artit modern”, tha Patriarku Kirill.

Kryeministri Rama tha se vizita e tij përkon me 110-vjetorin e Kishës Autoqefale shqiptare. “Më vjen mirë që vizita juaj përkon dhe me 110 vjetorin e kishës autoqefale shqiptare, kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, imzot Fan Noli u shugurua prift nga peshkopi rus i Nju Jorkut. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj, tani në fund të prillit. Më thatë që jeni të impresionuar nga ndryshimet e mëdha të Tiranës, shpresoj të largoheni nga Shqipëria me një përshytpje sa më të mirë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama i dhuroi më pas Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë një statujë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke e quajtur Aleksandri i Madh i Shqipërisë, me shpresën se Patriarku Kirill do e mbante në zyrën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.