☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.52 ▲1.33%
ARI 4,512 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,868 ▲ +0.45% ETH $2,149 ▼ -0.33% XRP $1.4029 ▼ -0.55% SOL $90.9000 ▼ -0.25%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

P/buxheti 2017, të ardhurat 436 miliard lekë, shpenzimet 467.1 miliardë lekë

Projektbuxheti i vitit 2017 ka marrë  miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa shume shpejt pritet të marrë miratimin në qeveri për ti kaluar më tej diskutimeve në komisionet parlamentare.

Sipas draftit të hartuar nga ministria e Financave, të ardhurat e parashikuara për vitin e ardhshëm në buxhet janë 436 miliardë lekë, shpenzimet parashikohen 467.1 miliardë lekë duke llogaritur një defiçit buxhetor prej 31.1 miliardë lekë.

Ministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar si buxhetin më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj rendit edhe disa nga treguesit e tij.

Sipas tij, është buxheti i rritjes ekonomike – rritja përshpejtohet në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013. Kreu i financave publike shprehet se është buxheti i reformave – rreth 20 miliardë lekë për akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, refroma e decentralizimit dhe reforma e ujit.

Ahmetaj thotë se është buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe pensioneve 2017, fondi më i madh për paga dhe pensione i akorduar brenda një buxheti në 25 vite!

Ai thote , është buxheti i investimeve publike – buxheti 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore + Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë.

“Në 2017, ulim borxhin publik me pothuaj 3%, në 69.1%! Në 2017 deficiti 2%, më i ulti në 25 vite! Në 2017, balanca primare është me suficit dhe më pozitivja në 25 vite në +0.7% (thënë ndryshe, shpenzimet për aktivitetet e qeverisë, janë më të ulëta së të ardhurat)! Në 2017, rrisim pagat dhe pensionet – duke ulur borxhin – me reforma dhe konsolidim fiskal!”, shkruan Ahmetaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.